LAJMI I FUNDIT:

NOKTURN

NOKTURN

Poezi nga: Jose Miguel Silva
Përktheu: Elona Caslli

Ne e dimë se arti lindi
nga mangësia e gjërave
që çojmë në shtëpi.
Me pluhurin e rrugëve,
kur pasditja mbaron
dhe nuk kemi ujë
të ngrohtë për të larë flokët.
Me diga tërthore
përpiqemi ta
drejtojmë
rrjedhën e trishtimit.
Ndërrojmë karriget
dhe e kalojmë natën
duke thënë ‘’Sikur”.
A thua se kjo fjalë,
na narkotizon.