LAJMI I FUNDIT:

Reagon FRUTEX: Ndërprerjet e energjisë elektrike po na shkaktojnë dëme të mëdha

Reagon FRUTEX: Ndërprerjet e energjisë elektrike po na shkaktojnë dëme të mëdha

Kompania FRUTEX ka reaguar ndaj ndërprerjes së energjisë elektrike kohëve të fundit me orë të tëra pa paralajmërim dhe me një energji jo stabile, nga ana e KESCO-së duke treguar mos përgjegjësi  total ndaj konsumatorëve.

Në reagimin e kësaj kompanie thuhet se “kjo është një pa përgjegjësi totale dhe e turpshme, çfarë është duke bëtë KESCO-i në raport me furnitorët”.

Reagimi i plotë:


“Reagim i Kompanisë FRUTEX Ndaj Reduktimeve të Energjisë Elektrike

Kompania FRUTEX reagon ndaj ndërprerjes së energjisë elektrike kohëve të fundit me orë të tëra pa paralajmërim dhe me një energji jo stabile, nga ana e KESCO-së duke treguar mos përgjegjësi  total ndaj konsumatorëve.

Kjo është një pa përgjegjësi totale dhe e turpshme, çfarë është duke bëtë KESCO-i në raport me furnitorët.

Për shkak të reduktimeve të mëdhja të energjisë elektrike, kompania FRUTEX është duke pësuar humbje dhe dëme te jashtëzakonisht të mëdhaja.

Kompania FRUTEX, vetëm për 11 muaj ka pagua 159,010.55 € dhe borxhi ndaj KESCO-it është ZERO.

Për shkak të energjisë jo stabile dhe të pamjaftueshme kompania FRUTEX ka paguar shuma jashtëzakonisht të medha për blerje të paisjeve për stabilizim të tensionit dhe për servisim të paisjeve të demtuara si pasoj e nderprerjeve të shpeshta të rrymes dhe furnizim jo stabil  të rrymës.

Në kohën kur është vendosur taksa 100 % për produktet serbe, dhe përkrahja më prodhuesit vendor duhet të jetë 100 %, KESCO ka bërë një sabotazh totale, me qëllim a pa qëllim, duke bërë reduktime të energjisë elektrike të pa planifikuar me orë të tëra, e cila ndikon direkt në rritjen e cilësisë dhe sasisë në prodhimin  e produkteve vendore dhe duke shkaktuar dëme shumë të kushtueshme dhe të pa përballueshme për biznesin.

 I bëjmë thirrje Zyrës së Rregullatorit për Energji, Qeverisë dhe institucioneve të tjera të marrin masa të menjëhershme ndaj KESCO si përgjegjës për ndërprerjet e paligjshme të furnizimit me energji elektrike”.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ekonomi
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Ekonomi
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Ekonomi
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj

Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj

Ekonomi
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!

Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!

Ekonomi
Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella

Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella

Ekonomi
Kalo në kategori