LAJMI I FUNDIT:

‘Katilja’ nga klipi i Majkut e akuzon Valdrin Sahitin për papërgjegjësi ndaj saj si kliente

‘Katilja’ nga klipi i Majkut e akuzon Valdrin Sahitin për papërgjegjësi ndaj saj si kliente
Foto: Valdrin Sahiti/Instagram

Modelja nga Prishtina, Valbona Bajraktari, e cila u bë e njohur falë pjesëmarrjes në klipin “Katile” të reperit Majk, është kthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Kësaj here, ajo ka hedhur akuza në drejtim të stilistit të njohur kosovar, Valdrin Sahiti, dhe atelisë së tij për papërgjegjësi ndaj klientit.


Modelja Valbona Bajraktari është e njohur për të gjithë si protagonistja e klipit “Katile” të reperit Majk (Foto: SC-Katile/YouTube)

Valbona thotë se ka shkuar si kliente e thjeshtë në dyqan, dhe se stilisti i ka premtuar asaj se veshja që kërkon, mund të jetë e gasthme për një javë.

Ndërkohë që me tu kthyer në shtëpi, Bajraktari ka marrë një mesazh në aplikacionin ‘Viber’, ku i kumtohej lajmi se veshja e porositur nuk do të mund të ishte gati në datën të cilën ajo e kërkon.

Foto: SC/Valbona Bajraktari/InstaStory

Kaq ka mjaftuar që modelja të publikojë mesazhet private në InstaStory, duke hedhur akuza për papërgjegjësi në drejtim të stilistit.

“OK në rregull, ama unë kur erdha me fol dje mthe që ki kohë, edhe sot qashtu më the kështu që unë sdi çfarë njeriu jeni ju vlla. Pse rreni kaq shumë? Pse nuk jeni njerëz të drejtë”, ka qenë përgjigja e Valbonës kundrejt mesazhit, ku shkruhej se porosia nuk mund të kryhej.

Foto: SC/Valbona Bajraktari/InstaStory

Ndërkohë, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e stilisti Sahiti lidhur me këtë çështje, për të treguar se si qëndron e vërteta sipas tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kalo në kategori