LAJMI I FUNDIT:

Përfundon ceremonia shtetërore për Ushtrinë e Kosovës (Video)

Përfundon ceremonia shtetërore për Ushtrinë e Kosovës (Video)

E plotësuar- Pas fjalimeve të mbajtura nga krerët e shtetit, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, është shfaqur një dokumentar lidhur me procesin e   tranzicionit të FSK-së në ushtri.

Pas kësaj Thaçi, Veseli dhe Haradinaj  kanë inspektuar objektin e FSK-së.  Gjatë fjalimeve u tha se ushtria është shtylla e një shteti, dhe se FSK do të transformohet në bashkëpunim dhe në koordinim me NATO-n.


Po ashtu u tha se kjo ngjarje shënon edhe një ditëlindje tjetër të madhe në vargun e ditëlindjeve të mëdha të popullit tonë, Ditëlindjen e Ushtrisë së Kosovës. /Telegrafi/

………………………………………

E plotësuar-  Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalimin e tij në ceremoninë e tranzicionit të FSK-së në ushtri, ka thënë se “ajo që është me rëndësi sot, se ne po hyjmë në rresht të fundit. Porosia që e çon Kosova sot është se paqen e kemi fituar me shumë dhimbjen dhe të fundit kemi me e lënë paqen.

“Jemi bërë rresht në ushtritë e botës, por në rreshtin tonë po mbërrijmë të fundit. Ne nuk sjellim asnjë turp për veten dhe kombin tonë. Ushtarët tanë sot janë shumë të gëzuar. Besoni, sot janë gëzuar edhe varret edhe të gjallët. Sot janë gëzuar edhe ushtarët e Ibrahim Rugovës por edhe ushtarët e Adem Jasharit”, tha Haradinaj.

Haradinaj, në ceremoni ka folur edhe për serbët Kosovës, ku ka theksuar se dëshirojmë të kemi paqe edhe me Serbinë. /Telegrafi/

………………………………….

E plotësuar- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot në ceremoninë festive me rastin e miratimit të ligjeve për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur, se sot është dita të cilën brezat që do të vijnë do ta kujtojnë me respekt e krenari.

Ai tha se kjo ngjarje shënon edhe një ditëlindje tjetër të madhe në vargun e ditëlindjeve të mëdha të popullit tonë, Ditëlindjen e Ushtrisë së Kosovës.

Veseli shtoi se e ardhmja e Kosovës është e sigurt dhe ka vetëm një emër: integrim në familjen e madhe euro-atlantike.

“Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera perëndimore, të cilat i falënderojmë për ndihmën e pakursyer që i dhanë popullit tonë për lirinë, shtetndërtimin dhe tash për Ushtrinë”, tha Veseli.

Kreu i Kuvendit tha se Ushtria e Kosovës do të jetë vazhdim i këtij përcaktimi human të dëshmuar si popull gjatë historisë, pra një ushtri për veten dhe botën demokratike. /Telegrafi/

………………………….

E plotësuar- Presidenti Thaçi në ceremoninë qendrore për transformimin e FSK-së, i ka uruar ushtrinë çdo pjesëtari të FSK-së, çdo qytetari të Kosovës, derisa ka shprehur nderimet më të thella për çdo dëshmor që ka dhënë jetën që ne të gëzojmë edhe këtë ditë.

Ai ka thënë se ushtria është shtyllë e shtetit.

“Kjo është meritë, para së gjithash e çdo pjesëtari të FSK-së, e punës së tyre, e profesionalizmit të vet. Falë kësaj pune është bërë e mundur që të ecim përpara në zgjerimin e mandatit të FSK-së, që të bëhet ushtri e vërtetë e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit, njëherësh Komandant Suprem, ka thënë se FSK-ja sot nuk është vetëm ushtri, por ajo është kthyer në institucionin më të besueshëm në Kosovë.

Thaçi theksoi se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës do të bëhet në bashkëpunim dhe në koordinim me NATO-n dhe partnerët tanë në botë. /Telegrafi/

……………………….

Pas votimit të tri projektligjeve që ndërlidhen me transformimin e FSK-së në Kuvendin e Kosovës, ka nisur pritja shtetërore nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Ceremonia po mbahet në ambientet e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni janë figura të larta shtetërore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori