LAJMI I FUNDIT:

Hiper-makinën e parë elektrike, Pininfarina e emëron sipas themeluesit të kompanisë (Foto)

Hiper-makinën e parë elektrike, Pininfarina e emëron sipas themeluesit të kompanisë (Foto)

Emri i themeluesit do të nderohet nga hiper-makina me 1,900 kuaj fuqi

Pininfarina ka histori të gjatë, të punimit të pjesëve të makinave për të tjerët, transmeton Telegrafi.

Por, kompania ka vendosur të sjellë një hiper-makinë, që thuhet se do të jetë në gjendje t’i sfidojë të gjitha që janë në treg.


Deri më tani, vetëm është bërë e ditur se do t’i ketë 1,900 kuaj fuqi, ndërsa mbante vetëm emrin PF0, derisa të hyjë në prodhim.

Ende nuk dihet se si do të duket, apo kur do të del prej prodhimit, por është bërë e ditur se ky EV mbanë emrin Battista.

Vetura që ndodhej nën pëlhurë, mbante sipër emërin, që është dedikim i Battisa “Pinin” Farina, që është themelues i kompanisë italiane. /Telegrafi/