LAJMI I FUNDIT:

“Romët ballafaqohen më probleme më të mëdha socio-ekonomike”

“Romët ballafaqohen më probleme më të mëdha socio-ekonomike”

Pjesëtarët e bashkësisë rome po ballafaqohen me probleme më të mëdha socio-ekonomike dhe janë më të diskriminuar nga sistemi, thonë rezultatet e hulumtimit të Qendrës për kujdes të fëmijëve dhe familjar nga Athina dhe Qendra Burimore e Romëve nga Shkupi.

Hulumtimi ka për qëllim të përgatitet raport i posaçëm për nivelin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve romë në Maqedoni, me theks të veçantë në 7 komunat në Maqedoni që kanë popullimin më të madh të romëve, si Shuto Orizareja, Çairi, Prilepi, Kumanova, Shtipi, Koçani dhe Tetova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sipas regjistrimit të fundit të vitit 2002, romët zyrtarisht janë 2.66% e popullsisë, por numri i vërtetë mund të jetë më i madh. Romët jetojnë në 64 nga 84 komunat e vendit dhe janë një nga grupet që morën përfaqësim politik si pjesë e angazhimeve të Qeverisë për të siguruar përfaqësim më të mirë për minoritet etnike. Në përgjithësi, fëmijët konsiderohen si një nga grupet më të rrezikuara që ballafaqohen me rreziqe të ndryshme socio-ekonomike gjatë kohës së zhvillimit të tyre persona. krahas kësaj, këto rreziqe janë më të mëdha kur fëmijët janë të përkatësisë etnike rome siç janë romët që kanë nivelin më të madh të papunësisë, varfërisë dhe analfabetizmit në krahasim me popullatën e përgjithshme. Për këtë shkak, këtyre fëmijëve dhe familjeve të tyre u është e nevojshme mbështetje sistematike sociale dhe ekonomike për t’i tejkaluar sfidat e ditëpërditshme dhe pabarazisë”, thuhet në kumtesën e Qendrën për kujdesin e fëmijëve dhe familjes nga Athina dhe Qendra Burimore e Shkupit nga Shkupi.


Pjesa më e madhe e hulumtimit të  statusit të fëmijëve romë në Maqedoni është përqendruar në suksesin dhe mossuksesin e intervenimeve, programeve dhe strategji të dizajnuara dhe të zbatuara nga ana e disa organizata qeveritare dhe joqeveritare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori