LAJMI I FUNDIT:

Pozicioni i Britanisë është i qartë: Marrëveshja Kosovë-Serbi në bazë të kufijve aktualë

Pozicioni i Britanisë është i qartë: Marrëveshja Kosovë-Serbi në bazë të kufijve aktualë

Shefi i zyrës britanike në Kosovë, Ruairi O’Connell, përmes një bashkëbisedimi me qytetarët e Kosovës në Facebook ka dhënë disa përgjigje në pyetjet e tyre, të cilat lidheshin me shumë çështje.

Ndër to ishte edhe rreth asaj nëse Britania e Madhe e mbështet transformimin e FSK-së në Ushtri, lidhur me të cilën Ruairi O’Connell ka thënë se Mbretëria e Bashkuar beson se është e drejtë e Kosovës t’i ketë Forcat e Armatosura.


Ndërsa sa i përket çështjes së vendosjes së taksës 100% nga institucionet e Kosovës, për produktet serbe, ambasadori britanik ka thënë se Kosova duhet t’i respektojë rregullat dhe gjithashtu Serbia t’i mbajë obligimet e veta, dhe se CEFTA ka rregulla dhe mekanizma që duhen respektuar.

Britania e Madhe mbështet transformimin e FSK-së, Kosova ka të drejtë t'i ketë Forcat e Armatosura  
Lexo po ashtu Britania e Madhe mbështet transformimin e FSK-së, Kosova ka të drejtë t'i ketë Forcat e Armatosura  

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarë, Ruairi O’Connell, ka folur edhe rreth një marrëveshje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht “vijave të kuqe” të Britanisë.

Në këtë kontekst, ambasadori britanik ka shkruar: “Pozicioni i Britanisë është i qartë, duhet të ketë një marrëveshje të plotë ndërmjet dy shteteve sovrane që ne i kemi njohur dhe jemi shokë me ta, në bazë të kufijve aktualë”.

O'Connell për taksën 100%: Kosova duhet t’i respektojë rregullat e CEFTA-s
Lexo po ashtu O'Connell për taksën 100%: Kosova duhet t’i respektojë rregullat e CEFTA-s

“Nuk mendoj se duhet të kemi ndonjë afat të caktuar. Mendoj se duhet të kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse që përfshinë të gjitha çështjet që i përkasin Kosovës dhe Serbisë, sikurse njohja e Kosovës nga Serbia. Po ashtu dëshirojmë që të dy shtetet të ecin përpara. Kjo mund të duket e pabesueshme sot, por kemi raste të panumërta në botë kur shtetet armike janë shtete mike, sot”, ka shkruar O’Connell.

Ai u ka bërë thirrje të gjitha strukturave politike për përfshirje në dialog.

“Është dialoguar më parë me muaj por nuk është arritur asnjë arritje, prandaj duhet të angazhohen të gjithë strukturat dhe partitë politike që të kenë një mandat dhe strukturë negociuese”, ka shkruar ndër tjerash ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori