LAJMI I FUNDIT:

O’Connell për taksën 100%: Kosova duhet t’i respektojë rregullat e CEFTA-s

O’Connell për taksën 100%: Kosova duhet t’i respektojë rregullat e CEFTA-s

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell ka treguar se Kosova duhet t’i respektoj rregullat dhe gjithashtu Serbia t’i mbajë obligimet e veta.

O’Connell në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, shkruan se CEFTA ka rregulla dhe mekanizma qe duhen respektuar.

“Mendoj që është mjaftë e rëndësishme për Kosovën që ta kuptoj, 10 vite pas pavarësisë, që miqtë’ ndërkombëtar po mundohen ta ndihmojnë atë, por Kosova duhet të respektoj rregullat. Në këtë rast CEFTA ka rregulla dhe mekanizma që duhen respektuar. Kosova nuk ka pasur dhe duhet t’i respektojë ato nëse do që të trajtohet si një shtet serioz. Por edhe Serbia gjithashtu duhet t’i mbajë obligimet e veta. Të dy palët duhet t’i shmangin veprimet që rrezikojnë sigurinë dhe rrisin tensionet. Ne këtë çështje situata e fundit na tregon një gjë, që situata aktuale për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nuk i ndihmon askujt përveç atyre që kanë interes për mungesë të normalizimit, kjo përfshinë kriminelet dhe terroristët”, shkruan O’Connell, përcjell Telegrafi.

Ambasadori britanik gjatë bashkëbisedimit ka shtuar se pritet të respektohet marrëveshja e CEFTA-së ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne i kuptojmë rrethanat që kanë shtyrë qeverinë në vendimin për taksen ndaj Serbisë, ne gjithashtu kuptojmë që Qeveria e Kosovës ka ndërmarr masa të sigurojë që mos ketë pasoja negative në Kosovë për shkak të taksës. Kjo i bie qe ne e trajtojmë Kosovën si një shtet sovran dhe të pavarur dhe ne si partner ndërkombëtar presim që të respektohet marrëveshja të cilën ata e kanë nënshkruar”, shton ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell.

Qeveria e Kosovës vendos taksë 100% për prodhimet e Serbisë
Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës vendos taksë 100% për prodhimet e Serbisë

Kujtojmë se qeveria me 21 nëntor kishte marr vendim që t’iu vendos taksë prej 100 për qind produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në drejtim të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Fafa Resort
Rreth 2700 punëtorë të Postës dhe Telekomit pa rroga, Sindikata paralajmëron protesta për të martën

Rreth 2700 punëtorë të Postës dhe Telekomit pa rroga, Sindikata paralajmëron protesta për të martën

Ekonomi
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Prishtina Ticket
Fortesa Home: Lideri në Industri dhe Partneri i Projekteve Luksoze në Kosovë

Fortesa Home: Lideri në Industri dhe Partneri i Projekteve Luksoze në Kosovë

Fortesa Home
Ftesë per ofertim

Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO

IPKO
Po kërkoni punë? Telegrafi Jobs ka diçka edhe për ty

Po kërkoni punë? Telegrafi Jobs ka diçka edhe për ty

Ekonomi
Kalo në kategori