LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Vitin e ardhshëm pres stabilitet politik dhe ekonomik

Zaev: Vitin e ardhshëm pres stabilitet politik dhe ekonomik

Kryeministri Zoran Zaev beson se vitin e ardhshëm, Maqedonia do jetë politikisht stabile dhe kështu do të ketë hapësirë edhe për zhvillim ekonomik.

Gjatë publikimit të Librit të Bardhë, nga Këshilli i Investitorëve të huaj, Zaev para afaristëve tha se ftesa e Maqedonisë për në BE ka ndihmuar shumë në vendimin e biznesmenëve për investime në këtë shtet pasi rruga drejt BE-së dhe NATO-së vetëm siguron stabilitet politik që është diçka kyçe për bërjen e biznesit. Sipas Zaevit, Maqedonia ka fituar shumë edhe nga Marrëveshja me Greqinë edhe me Bullgarinë, dhe tani nuk ka shtete armike që mund ta dëmtojnë zhvillimin ekonomik.


“Vitin e ardhshëm pres stabilitet politik dhe ekonomik. Është e qartë se presim të ndodhin shumë gjëra të mira lidhur me Bashkimin Evropian. Rruga jonë drejt BE-së inkurajon edhe kompanitë për investim në BE. Jam optimist se Parlamenti do të kryejë detyrën e tij për të votuar ndryshimet kushtetues. Diçka e mirë është edhe fakti se tashmë ne nuk kemi shtete armike, i kemi shuar armiqësitë. Krijimi i miqësisë ndonjëherë na kushton në aspekt të populizmit ose popullaritetit tonë në shtëpi, por është diçka e domosdoshme. Mendoj se gjithë këto ndodhi do të ndikojnë pozitivisht në klimën e biznesit të Maqedonisë. Reformat ligjore sigurisht se do të ndikojnë si më mirë. Edhe reformat në gjyqësor, siguri. Por stabiliteti politik është ai më i rëndësishmi që krijoj bazament të shëndoshë për zhvillim ekonomik” deklaroi Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori