Rreth njëmijë studentë dhe 60 biznese kosovare do të mbështeten nga projekti KosLift në sektorët e energjisë, TIK dhe prodhimit, me aftësitë e nevojshme dhe kapacitete për të rritur konkurrueshmërinë e tyre në sektorin e biznesit në Kosovë dhe rajon.
Projekti KosLift që është hapur sot zyrtarisht është një investim 30 mujor dhe mbështetet nga ambasada Norvegjeze në Prishtinë dhe implementohet nga IPKO Foundation dhe RIT Kosova.
Me këtë rast, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, ka thënë se Kosova ka potencial për zhvillimin në TIK.
“Shoh shumë studentë dhe profesorë të motivuar, njerëz në pozita të larta që dëshirojnë ta lëvizin këtë vend. Kurrë s’kam pasur dyshim nëse ia vlen ky projekt, ka qenë lartë në listën time prioritare që nga dita e parë. TIK-u nuk është vetëm sektor, por është edhe një teknologji ndërthurëse tërë dimensionale me ndikim të madh shumë përtej sektorit të vet. Kontribuon edhe rreth 50 për qind të rritjes së produktivitetit në Evropë, dhe kjo është shumë për potencialin që mund ta ketë edhe në Kosovë”, ka thënë ai.
Ndërsa, rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, ka thënë se ky projekt është shumë i rëndësishëm për të gjithë studentët.
Dema tha se Universiteti i Prishtinës deri tani ka hapur dy qendra të inovacionit.
“Nga ky projekt do të përfitojnë 1000 studentë. Natyrisht që do të themelojmë edhe shumë qendra tjera. Suksesi nuk vjen rastësisht. Pjesëmarrja në një projekt të tillë do të rezultojë në një përfitim për ju”, theksoi ai.
Ndërsa anëtarja e bordit në RIT, Jehona Gjurgjeala, ka deklaruar se ky projekt do të bëjë një lidhje mes studentëve dhe bizneseve.
“Ky projekt do të lidh studentët e UP-së me ata të RIT dhe me bizneset. Është shumë e rëndësishme që të ketë diçka të tillë. Jo vetëm që do të ndahen përvojat por do të bashkërendohen ato”, tha ajo.
Ndryshe, qëllimi i KosLift është rritja e konkurrencës së bizneseve në Kosovë duke rritur cilësinë dhe sasinë e produkteve dhe shërbimeve që ato ofrojnë.
Ky objektiv do të realizohet në tri mënyra:
1. Mbështetje bizneseve kosovare për të zhvilluar produkte dhe shërbime të reja
2. Rritja e gatishmërisë për punë të të rinjve kosovarë duke u ofruar atyre njohuri, shkathtësi dhe aftësi për të punuar në bizneset konkurruese lokale
3. Krijo një përputhje me biznesin, të rinjtë dhe institucionet akademike për të përmirësuar kapacitetet hulumtuese dhe zhvillimore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje