LAJMI I FUNDIT:

​Kosova e katërta në pranimin e remitencave

​Kosova e katërta në pranimin e remitencave

Me 15.9 përqind, Kosova është ekonomia e katërt në rajonin Evropë dhe Azi Qendrore, për nga përqindja e pjesëmarrjes së remitencave në BVP-në për vitin 2018.

Kjo është bërë e ditur në raportin më të ri të Bankës Botërore Migrimi dhe Zhvillimi, që analizon trendet globale të migrimit dhe remitencave.


Vetëm në Kirgizstan, Taxhikistan dhe Moldavi pjesëmarrja e remitencave në BPV është më e lartë se në Kosovë.

Ndërkaq vendi që projektohet të pranojë më së shumti remitenca në këtë rajon në vitin 2018 është Ukraina, me 16.5 miliardë dollarë.

Raporti analizon edhe koston për të dërguar remitenca dhe ka gjetur se në këtë rajon vendet prej nga është më së shtrenjti të dërgohen remitenca janë Zvicra dhe Turqia. Mesatarja e kostos për dërgim të remitencës prej 200 dollarëve brenda rajonit Evropë dhe Azi Qendrore është 6.6 përqind.

Në përgjithësi, raporti ka gjetur se remitencat në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme janë rritur shpejtë dhe pritet të arrijnë nivel rekord në vitin 2018 ($528 miliardë). Raporti i plotë. 

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori