LAJMI I FUNDIT:

Publikimi i ftesave nga Gjykata Speciale mund të sjellë “trazira politike” (Video)

Publikimi i ftesave nga Gjykata Speciale mund të sjellë “trazira politike” (Video)

Edhe ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim. Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Arianit Koci. Njohësit e ligjit theksojnë se aktakuzat e para mund të ngriten në pranverë.

Lushtaku do të shkojë në Hagë për t’u intervistuar më 14 janar, në të njëjtën ditë kur Gjykata ka ftuar edhe ish Komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa.


Avokati Tomë Gashi, pati thënë se më shumë gjasë, Mustafa nuk do të jetë i ftuar si dëshmitar, por si i dyshuar. Ftesa nga Specialja, i erdhi edhe Nazif Mehmeti, i njohur si komandant “Dini”, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu edhe Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna është ftuar nga Gjykata Speciale që të paraqitet në zyrat e saj më datë 12 të këtij muaji.

Mirëpo këshilltari Ligjor nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional, Anton Nrecaj, thotë se bërja publike e ftesave nuk është e mirë, ngase këta persona kanë fuqi, gjë mund të sjellë “trazira” politike.

“Nuk është mirë të bëhen publike këto ftesa nga Gjykata Speciale, sepse mund të ketë ndikim te personat e caktuar. Ne e dimë fuqinë që mund të ketë Rustem Mustafa apo të tjerët. Mund të ketë edhe ‘trazira politike’, sepse këta janë njerëz me ndikim të madh”, deklaroi për RTV Dukagjinin Anton Nrecaj.

Sipas tij ftesat e fundit që janë bërë nga kjo Gjykatë është një tregues që pranvera mund të sjellë aktakuzat e para.

“Ftesat e fundit të cilat janë bërë publike, janë indikatorë që shumë shpejt, ndoshta në pranverë të bëhen edhe arrestimet e para”, shtoi  Nrecaj.

Gjykata Speciale është votuar në Kuvendin e Kosovës, në vitin 2015. Ajo pritet të gjykojë disa krime të luftës për të cilat pretendohet se janë kryer nga persona të UÇK-së./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori