Komiteti i Helsinkit: Viktimat e dhunës familjare janë viktima edhe nga institucionet
“Përvoja e viktimave për paraqitjen e dhunës familjare në Qendrën sociale tregon se rregullat e veprimit në raste të dhunës familjare nuk respektohen nga punëtorët social. Raporti i tyre ndaj viktimës shpesh herë është subjektiv dhe joprofesional, që është palejuar duke parë parasysh se ky është një nga institucionet kryesor ku ballafaqohen vikitmat e dhunës familjare” thuhet në raportin e Komitetit të Helsinkit për muajit nëntor.
Ata shtojnë se marrëdhënie e tillë shkakton dekurajimin e viktimës dhe paraqet kufizim të së drejtës për të përdorur mekanizma mbrojtës në rastet e dhunës familjare. Komiteti i Helsinkit thekson nevojën e informimit të viktimave për shërbimet falas që i ofrojnë organizatat joqeveritare – këshillim falas juridik dhe ndihmë juridike, si dhe shoqërim pranë institucioneve kompetente për mbrojtjen e dhunës familjare, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Në muajin maj tre gra kanë raportuar në Komitetin e Helsinkit për të drejtat e njeriut se janë viktima të formave të caktuara të dhunës familjare. Ekipi juridik i palëve ju siguroi këshillim juridik dhe ju dha ndihmë juridike. Në një nga rastet pala ishte e shoqëruar nga një përfaqësues i Komitetit të Helsinkit në Qendrën për punë sociale. Atje pala u përball me rezistencë nga punonjësit social në kohën e raportimit të dhunës në familje. Domethënë, pala është viktimë e dhunës nga ish-partneri me të cilin asnjëherë nuk ka ndarë hapësirë të përbashkët. Punëtori social nuk dëshironte ta pranojë raportimin me arsyetimin se nuk mund të bëhet fjalë për dhunë familjare në rastet kur kryesi dhe viktima nuk kanë jetuar bashkë. Përfaqësuesi i ekipit juridik i Komitetit të Helsinkit ju ceku punëtorëve social në Qendrën për punë sociale se kjo është në kundërshtim me Ligjin për parandalim, ndalim dhe mbrojtje nga dhuna familjare, ku dhuna familjare është e definuar si: ‘malltertim, ofendim, kërcënim të sigurisë, lëndimi trupor, frikë’. Pas gjysmë ore punëtori social e pranoi raportimin për dhunë në familje, duke u sjellur jo profesionalisht dhe në mënyrë jo korrekte ndaj viktimës gjatë gjithë procedurës”, thonë nga Komiteti i Helsinikit.
Në raportin për muajin nëntor të Komitetit të Helsinkit shkruan se Gjykata Themelore Shkupi 2 në Shkup më 18 tetor mori vendim për shquipimin e masave për mbrojtje nga dhuna familjare. Propozimi është dorëzuar nga ana e viktimiës më 20.08.2018, kundër kryesit të dhunës në familje që ka qenë në marrëdhënie të afërta./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj