LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Përmes punës praktike krijojmë kuadër cilësor

Carovska: Përmes punës praktike krijojmë kuadër cilësor

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Fakultetin e Filozofisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Memorandumi që do të zhvillojë punën praktike të studentëve e nënshkroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska dhe dekani i Fakultetit të Filozofisë, Ratko Duev.

“Puna praktike është pjesa e pashmangshme e secilit proces cilësor arsimor. Sistemi arsimor, në bashkëpunim me të gjitha institucionet tjera, sektorin qytetar dhe privat, duhet në mënyre të plotë t’i përgatisë studentët për atë se çfarë pritet në realitet. Kjo është periudha kur duhet t’u ndihmojmë të piqen, të punojnë në zhvillim e tyre personal dhe profesional. Vetëm në këtë mënyrë mund të presim kuadër cilësor, i gatshëm për të gjitha sfidat jashtë bankës akademike”, deklaroi ministrja Carovska, njofton Telegrafi Maqedoni.


Siç thuhet në njoftimin e ministrisë, dy institucionet do të bashkëpunojnë në më shumë fusha të politikës sociale, mbrojtjen e fëmijëve dhe familjare, marrëdhëniet e punës, përfshirja arsimore, edukimi i posaçëm dhe barazia gjinore si dhe aktivitet kundër diskriminimit, mundësimin e mundësive të barabarta dhe ndihmë në procesin e integrimit evropian. Do të zbatohen më shumë aktivitet, si ato të hulumtimeve të përbashkëta shkencore, organizimi i zbatimit të trajnimeve, tryeza të rrumbullakëta, debate, konferenca.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Ministria e Punës dhe Politikë sociale do të sigurojë punë praktike për studentët e Fakultetit Filozofik, mentorim profesional gjatë punës praktike dhe qasje në të dhënat e nevojshme për hetime shkencore në Fakultetin e Filozofisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”./Telegrafi/