LAJMI I FUNDIT:

Çohu: Vendimi i Qeverisë për dhënien e shtesave për prokurorët special, precedent i rrezikshëm

Çohu: Vendimi i Qeverisë për dhënien e shtesave për prokurorët special, precedent i rrezikshëm

Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka reaguar ndaj paralajmërimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për dhënien e shtesave financiare për prokurorët e Prokurorisë Speciale të Kosovës, si kontribut në luftën kundër korrupsionit dhe ndaj një praktike të tillë të vendimeve të Qeverisë.

Një vendim eventual i Qeverisë lidhur më këtë, është një praktikë e rrezikshme dhe paraqet ndërhyrje në pavarësinë e sistemit të drejtësisë.


“Çohu! dhe GLPS konsiderojnë se vendimi për shtesat e tilla është ndërhyrje në pavarësinë financiare të Prokurorisë Speciale dhe shpreh haptazi konceptin klientelesk të trajtimit të sektorit të drejtësisë nga ana e Qeverisë. Të marrësh një vendim të tillë në Javën Kundër Korrupsionit është përveçse një precedent i rrezikshëm, është gjithashtu i dëmshëm për vet sistemin prokurorial. Bazuar në legjislacionin në fuqi, Kuvendi është ai që disponon kompetencën për përcaktimin e niveleve të financimit në sistemin prokurorial dhe atë, sipas propozimit të Këshillit Prokurorial, e jo Qeverisë. Çdo ndërhyrje në këtë qark vendimmarrës, aq më tepër përmes një vendimi qeverie, e jo ligji për buxhetin, përbën ndërhyrje në pavarësinë e sistemit të pavarur prokurorial dhe është një koncept klientelesk i trajtimit të prokurorëve”, thuhet në reagim.

Qeveria të martën ndan shtesat e pagës për prokurorët special që luftojnë korrupsionin
Lexo po ashtu Qeveria të martën ndan shtesat e pagës për prokurorët special që luftojnë korrupsionin

Gjithashtu sipas Opinionit nr. 18 (para. 51) të Këshillit Konsultativ të Gjyqtarëve Evropian (CCJE), vendimet qeveritare për rritje pagash konsiderohen ndërhyrje në pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Organizata Çohu! dhe GLPS përmes këtij reagimi kërkojnë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të ndalë precedentët e tilla.

“Njëjtë si një vendim eventual për shtesat e prokurorëve të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjithashtu ai (vendimi) për pagat, janë veprime të paplanifikuara dhe pa asnjë analizë financiare e funksionale paraprake. Një Qeveri që i përkushtohet rendit e ligjit ofron shembuj të rritjes së transparencës, nënshtrimit të plotë ndaj pavarësisë së sistemit të drejtësisë, krijimit të infrastrukturës së nevojshme ligjore dhe ofrimit të kushteve për parandalim të çfarëdo ndërhyrjeje politike në këtë të fundit”, thuhet më tej në reagim.

Bazuar në raportet e progresit të Komisionit Evropian (raporti për vendin), sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial vazhdojnë të jenë të ndikuara politikisht në mënyrë sistematike për vite me radhë dhe se vendimi eventual i sotshëm, veçse konsiderohet vazhdim i një logjike të tillë.

Përmes këtij reagimi, Çohu! dhe GLPS gjithashtu kërkojnë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) që të reagojnë ndaj vendimeve të tilla, e të mos shndërrohen në organe të dëgjueshme ndaj Qeverisë dhe parimeve të dëmshme për pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Organizata Çohu dhe GLPS rikujton se përkundër vendimit për rritje pagash për sektorin e drejtësisë nga Qeveria e Kosovës ende nuk ka prodhuar asnjë efekt të qëndrueshëm në performancën, efektivitetin dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë.

“Pra përkundër rritjes së pagave të prokurorëve dhe gjykatësve, në sistemin e drejtësisë ende nuk kemi rezultate, në veçanti në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.  Prandaj, për vendime të tilla Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të jetë e kujdesshme, ta ruaj dhe respektojë pavarësinë e sistemit të drejtësisë, dispozitat ligjore dhe kushtetuese në fuqi e gjithashtu, të respektojë pritjet e Raportit të Progresit, duke ushtruar kështu vendimmarrjen për to në përputhje me dispozitat ligjore e kushtetuese, si dhe kërkesat dhe rekomandimet e organizatave vendore të shoqërisë civile që funksionojnë në këtë fushë dhe atyre ndërkombëtare”, thuhet në reagim.

Ndryshe, një ditë më parë kryeministri Ramush Haradinaj paralajmëroi se prokurorët specialë nga e marta do të kenë edhe shtesat e pagës që sipas tij, do t’u japë atyre më shumë konfidencë që të zbulojnë dhe ndjekin veprat e korrupsionit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori