Ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett, në një fjalim në premierën e dokumentarit “Korrupsioni, askush mbi ligjin”, prodhim RTV Dukagjinit në bashkëpunim me ambasadën e SHBA në Kosovë, ka thënë se çdokush në Kosovë qoftë organizatë apo qytetar ka për detyrë të luftojë korrupsionin në mënyrën e vet.
“Ka shumë mënyra për të luftuar korrupsionin. Inovacioni, kreativiteti janë ndër përbërësit kyç në luftimin e korrupsionit në të gjitha format. Në Kosovë ka persona që tashmë janë kyçur në këtë punë thelbësore”, tha ai.
Kosnett ka thënë se nuk mund të pritet nga të korruptuarit të heqin dorë nga veprimet e tyre, pa u përballur me ligjin.
“Duhet ta pranojmë se nuk duhet të qëndrojmë anash e nuk mund të presim që individët e korruptuar të ndryshojnë sjelljen e tyre. Por, nuk mund të presim që edhe të tjerët ta luftojnë korrupsionin në emrin tonë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ambasadori amerikan ka thënë se luftimi i korrupsionit nuk është punë e lehtë, por disa individë të vendosur mund të bëhen shkaktarë që kjo dukuri të luftohet.
“Zbulimi dhe burgosja e të korruptuarve nuk është punë e lehtë. Por, në komunitetet si Chikago, New York drejtësia mbizotëroi për shkak të disa individëve që ishin të vendosur për të luftuar këtë dukuri”, tha ai.
Kosnett shpreson që pas transmetimit të dokumentarit “Korrupsioni, askush mbi ligjin”, në Kosovë të ndryshojë situata.
“Shpresoj që ky dokumentar të nxisë diskutime në opinionin publik dhe te sistemi gjyqësor…Shpresojë që ata të frymëzohen dhe të veprojnë njëjtë si kolegët e tyre në SHBA”.
“Çdo javë duhej të bëhej, javë kundër korrupsionit”, përmbylli fjalimin e tij ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj