Departamenti ligjor i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të Qeverisë së Kosovës, ende nuk ka dhënë ndonjë vlerësim ligjor mbi ligjshmërinë e dorëheqjeve të kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, konfirmojnë zyrtarët e kësaj ministrie.
Bashkim Krasniqi, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, thotë se Departamenti ligjor i kësaj ministrie i ka 15 ditë brenda afatit ligjor për të dhënë përgjigjen dhe se tashmë kanë mbetur edhe dy ditë për një përgjigje të tillë.
“Kanë ardhur me shkrim dorëheqjet e katër kryetarëve dhe ne i kemi ato. Mirëpo, për momentin, ende nuk ka vendim nga ministria jonë. Sigurisht që, pasi që është afati edhe dy ditë, brenda afatit ligjor ne do të japim përgjigje”, thotë Krasniqi.
Zyrtarët e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, më herët kanë thënë që në rast se procedurat e dorëheqjeve të katër kryetarëve të komunave veriore janë të ligjshme, atëherë do të njoftohet presidenti i shtetit, i cili më pas, në bazë të ligjeve në fuqi, do të vepronte për shpalljen e zgjedhjeve të reja për pozitat e kryetarëve në katër komunat, ku janë ofruar dorëheqjet.
Më pas, Zyra e Presidentit të shtetit, në rast se brenda 5 ditëve nuk do të ketë ndonjë ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër atyre dorëheqjeve, përmes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do t’i shpallë zgjedhjet jo më shpejt se 30 ditë dhe jo më gjatë se 45 ditë.
Në anën tjetër, anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u ka skaduar mandati kurse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka mandatin e emërimit, ka kërkuar mendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Por, në rast se dorëheqjet e katër kryetarëve të komunave veriore vlerësohen të ligjshme nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, a do të mund Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shpallë zgjedhje të parakohshme lokale në ato komuna, marrë parasysh skadimin e mandatit të anëtarëve të këtij komisioni?
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, nuk ka dhënë ndonjë deklaratë lidhur me këtë çështje.
Por, Ilir Gashi, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thotë për Radion Evropa e Lirë që anëtarët e deritashëm vazhdojnë të qëndrojnë brenda mandatit të tyre, derisa nuk ka ndonjë vendim tjetër ose dekret nga ana e presidentit të vendit. Sipas tij, në një gjendje të njëjtë juridike dhe kushtetuese, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pati mbajtur zgjedhje lokale dhe të përgjithshme, në vitin 2013 dhe 2014.
“Tashmë po presim që pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, presidenti ndoshta shpejt do të merr një vendim. Por, edhe në situatën aktuale, në qoftë se ne kemi pasur të drejtë, në gjendjen e njëjtë, t’i mbajmë zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme, në 2013 dhe 2014, unë konsideroj që e njëjta përbërje mund t’i mbajë zgjedhjet, kurdo që ato shpallen nga presidenti. Në rastin konkret, edhe zgjedhjet lokale në veri, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave atje”, theksoi Gashi.
Edhe Arton Demhasaj, drejtor i organizatës joqeveritare “Çohu”, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mund të organizojë zgjedhje, pavarësisht skadimit të mandatit të përbërjes së tanishme të këtij komisioni.
“Në situatën e tillë çfarë është sot, edhe me këtë përbërje të Komisionit çfarë ekziston sot – ndonëse është e kontestuar për shkak të ligjshmërisë ose jo, sepse janë me mandat të skaduar dhe për shkak se ka dështuar procesi i zgjedhjes së anëtarëve të rinj për shkak të përbërjes së Kuvendit – mendoj që deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KQZ-së, ky Komision që ekziston sot mund të shpallë dhe mbajë zgjedhje. Kështu që, në kuadër të kësaj, derisa nuk kemi një Komision të ri që emërohet nga presidenti, duhet të vazhdohet organizimi i zgjedhjeve me Komisionin ekzistues, sidomos kur flasim për zgjedhjet lokale eventuale për katër komunat veriore”, u shpreh Demhasaj.
Sidoqoftë, më 27 nëntor, kryetarët e katër komunave me shumicë serbe, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës Veriore, kanë dhënë dorëheqjenga postet e tyre, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e tarifës doganore në 100 për qind për mallrat me origjinë nga Serbia./rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025