LAJMI I FUNDIT:

​Nissan Juke i ri vjen në verë 2019? (Foto)

​Nissan Juke i ri vjen në verë 2019? (Foto)

Megjithëse fillimisht pritej që gjenerata e re e Juke-s të vijë për blerësit në vjeshtën e këtij viti, premiera e kësaj makine ka më shumë gjasa të ndodhë vetëm në mes të vitit të ardhshëm.

Siç shkruan AutoExpress, SUV-ja e nënkontraktuar e njohur, e cila debutoi në vitin 2010, do ta fitojë trashëgimtarin vetëm vitin e ardhshëm.

Kur Nissan Juke u shfaq në treg këtë dekadë, ai konsiderohej  jashtëzakonisht jo tërheqës, ndërsa për të tjerët ishte shumë interesant, pasi për nga pamja dallonte nga të tjerët në treg. Juke e re mund të ofrohet me motor naftë 1.5 litërsh dhe benzinë 1.0 litra, ndërsa në opsion është edhe versioni më i fuqishëm 1.6 me 190 kuaj fuqi.


Nissan ka njoftuar se Juke do të ketë ende një dizajn që do ta ndajë atë nga konkurrenca, por gjithashtu një distancë më të gjatë se sa brezi i parë, në mënyrë që të sigurojë komfor më të madh në ngasje për pasagjerët në ulëset e pasme.

Ashtu si paraardhësi i tij, modeli i gjeneratës së dytë do të prodhohet  në fabrikën e Nissan në Sunderland të Britanisë së Madhe. /kp/Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen

Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen

Auto
Nuk është shaka e AliExpress - mund të blini një motor të vërtetë të Volkswagenit

Nuk është shaka e AliExpress - mund të blini një motor të vërtetë të Volkswagenit

Auto
Njihuni me veturën më të gjatë në botë e cila mund të akomodojë deri në 75 persona - brenda ka edhe një pishinë

Njihuni me veturën më të gjatë në botë e cila mund të akomodojë deri në 75 persona - brenda ka edhe një pishinë

Auto
Duhet të paguajë 27 mijë euro gjoba - por nuk ka fare veturë

Duhet të paguajë 27 mijë euro gjoba - por nuk ka fare veturë

Auto
Hakerët në SHBA vodhën Rolls-Royce Dawn, ia ndërruan adresën kamionin ku duhej ta dorëzonte – kaq mjaftoi të “zhduket”

Hakerët në SHBA vodhën Rolls-Royce Dawn, ia ndërruan adresën kamionin ku duhej ta dorëzonte – kaq mjaftoi të “zhduket”

Auto
Publikohen imazhe të modelit të ri nga Jaguar duke u testuar në borë

Publikohen imazhe të modelit të ri nga Jaguar duke u testuar në borë

Auto
Kalo në kategori