Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me sekretarin Arben Çitaku dhe këshilltarët politik, sot janë takuar me sekretaren e parë të Ambasadës Gjermane në Kosovë, Anja Becky dhe përfaqësuesit e GIZ-it Gjerman.
“Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjashtë projekte që Qeveria Gjermane përmes GIZ-it po realizon së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Këto projekte që kanë synim përmirësimin e mjedisit kanë të bëjnë me menaxhimin e mbeturinave, ujërat dhe vërshimet, planifikimin hapësinor, energjinë efiçiente, reformat ligjore dhe biodiversitetin.
Me këtë rast, ministri Matoshi tha se mbështetja e Qeverisë Gjermane përmes këtyre gjashtë projekteve, është vullnet për ndryshime pozitive të mjedisit dhe planifikimit hapësinor në vend”, thuhet në njoftimin për media.
“ Për çdo projekt jam i gatshëm si ministër të jap kontributin tim, por edhe të Ministrisë. Jam i gatshëm t’i shtyjmë dhe t’i avancojmë përpara projektet që kanë të bëjnë me mjedisin. Jemi të interesuar që gjithë këto projekte të kenë rezultate të mira dhe të prekshme ashtu siç kanë pasur deri më tash”, deklaroi ministri Matoshi.
Ndërsa përfaqësuesit e GIZ-it Gjerman gjatë këtij takimi kanë falënderuar ministrin Matoshi për bashkëpunim për realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me mjedisin dhe planifikimin hapësinor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shqipëria ka 132 parti politike të regjistruara, shumica pa adresë, në 2023 morën 3.3 milionë euro
Escobar: Kemi marrë garanca nga OBRM-PDUKM se do ta vazhdojnë rrugën euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut
Sot rivotohet në Maqedoninë e Veriut, shtatë vendvotimet janë hapur në kohë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251