LAJMI I FUNDIT:

Lind mosmarrëveshja e parë mes Rina Balajt dhe Baby G

Lind mosmarrëveshja e parë mes Rina Balajt dhe Baby G

Rina Balaj edhe pse e re në botën e shoubizit, jo rrallëherë ka pasur mosmarrëveshje me koleget e estradës muzikore shqiptare.

Ajo ishte e ftuar në emisionin “Shiko kush luan” që moderohet nga këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Luana Vjollca.


Ndër lojërat e shumta është edhe sfida e “Paintballit”, lojë e cila zhvillohet në atë mënyrë që janë të vendosura rend fotografitë e emrave të njohur të estradës dhe protagonistët duhet të qëllojnë mbi fotografitë, varësisht nga pyetjet që parashtrohen.

Kur u pyet se kush prej artistëve është më i dobëti në skenën muzikore, ajo ka qëlluar mbi fotografitë e Baby G dhe S4mm, emra të njohur të estradës.

Kjo ka bërë që të reagojë këngëtarja e lartcekur përmes llogarisë personale në Instagram duke thënë se nuk ka mundësi që të jesh fans edhe armik i dikujt.
“Si mundet dikush me qenë fans dhe armik? WTF. Me vjen keq pse e ke ul aq poshtë Onrecords, asgjë tjetër. Ka vetëm dashuri prej anës sime dhe janë thjeshtë fakte, dhe kthemi xhinset e mija”, shkroi ajo gjersa ka reaguan sërish Rina duke thënë “Urrejtja është e lirë, s’është material i imi”.”

E përbashkëta e dy artisteve është ON Records, aty ku të dy artistet kanë filluar hapat e parë në muzikë.

Ndryshe, këngëtaret janë duke punuar ndaras në projekte të reja muzikore që do t’i sjellin në muajt në vazhdim. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Hating is cheap, not my material

A post shared by RINA (@balajrina) on Dec 9, 2018 at 1:16pm PST