LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe mund të anulojë Brexit-in, thotë Gjykata Evropiane e Drejtësisë

Britania e Madhe mund të anulojë Brexit-in, thotë Gjykata Evropiane e Drejtësisë

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur se Mbretëria e Bashkuar mund të anulojë në mënyrë të njëanshme nenin 50 dhe të ndalojë Brexit-in.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur se Mbretëria e Bashkuar mund të revokojë nenin 50 dhe të ndalojë Brexit-in, pa lejen e shteteve të tjera anëtare.

Kështu, një vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (ECJ) të hënën i jep Mbretërisë së Bashkuar të drejtën për tërheqjen e njëanshme të njoftimit të saj për t’u larguar nga BE.


Po sipas mediave, në një vendim urgjent të dorëzuar vetëm një ditë para se parlamenti britanik të votojë për një marrëveshje të Brexit të miratuar me BE nga kryeministrja Theresa May, Gjykata e Drejtësisë tha: “Mbretëria e Bashkuar është e lirë të revokojë në mënyrë të njëanshme njoftimin e qëllimit të saj për t’u tërhequr nga BE”.

Përveç kësaj, siç thuhet tutje, nëse anulohet neni 50, Britania e Madhe mund të mbetet në BE sipas kushteve të tanishme të anëtarësimit të saj.

Heqja e njoftimit të Nenit 50, e bërë nga Kryeministrja Theresa May në mars të vitit 2017, duhet të bëhet në përputhje me “kërkesat kushtetuese kombëtare” të Mbretërisë së Bashkuar dhe duhet të jetë “pa mëdyshje dhe pa kushte”.

Vendimi i gjykatës vuri në dukje se kjo do të përfaqësonte “një vendim sovran për të ruajtur statusin e tij si një shtet anëtar i BE-së”, ndërsa gjyqtarët theksuan një parim që një shtet anëtar nuk mund të detyrohet të largohet nga BE kundër vullnetit të saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori