Sipas vlerësimeve, në të gjithë botën 44 milionë njerëz të moshës 65 vjeç e sipër, janë me Alzajmer, forma më e zakonshme e demencës.
Alzheimeri është një çrregullim degjenerativ i trurit, që shkakton humbje të kujtesës dhe dëmton të menduarit, gjykimin dhe aftësinë për zgjidhjen e problemeve. Deri tani, shkencëtarët kanë zbuluar një ilaç që mund të ndalojë përparimin e sëmundjes.
Por, një program studimor në Shtetet e Bashkuara, po përpiqet të parandalojë Alzheimerin, duke vënë në shënjestër ndryshimet më të hershme në tru, ndërsa kujtesa dhe të menduarit kanë mbetur ende të paprekura. Babai i 67-vjeçares Ivy Segal vdiq nga Alzajmeri kur ishte 87 vjeç. Duke e ditur se kjo sëmundje trashëgohet, ajo doli vullnetare për të marrë pjesë në një studim.
“Babai vdiq nga Alzheimeri në vitin 2011. Prandaj këtë studim e kam shumë për zemër,”- thotë Ivy. Këtë ndjenjë ka edhe vajza e saj, Jessica Langbaum, studiuese në Institutin e Alzheimerit në Fenix. Ajo drejton dy studime që synojnë të gjejnë mënyrën e parandalimit të sëmundjes. “Ne regjistrojmë njerëz të shëndetshëm, që nuk kanë ende probleme me kujtesën dhe të menduarit, që lidhen me Alzheimerin”- thotë Jessica.
Një proteinë në formë pllakëze, e quajtur “amyloid” ((AM-eh-loid)), grumbullohet në trurin e njerëzve me Alzheimer. Studiuesit po punojnë për të bllokuar krijimin e pllakëzës tek njerëzit e shëndetshëm, që rrezikohen të preken nga demenca.
“Ky është një demonstrim i një grupi njerëzish, për të cilët e dimë se do të zhvillojnë sëmundjen e Alzheimerit dhe me afrimin e moshës kur ata pritet të zhvillojën simptomat, shohim se pjesa më e madhe e amiloidit tashmë është grumbulluar.”- thotë doktor William Burke, i Institutit të Alzheimerit.
“Sa më shpejt që të ndërhyjmë dhe të parandalojmë akumulimin e amiloidit në tru, aq më shumë shanse për sukses kemi,” – thotë doktoresha Elizier Masliah, Shefe e Neurologjisë në Institutin Kombëtar për Plakjen.
“Mosha është faktori më i madh i rrezikut për të zhvilluar Alzheimerin. Pas moshës, vjen gjeni APOE,”- thotë studiuesja Langbaum. Pjesëmarrësve në studim u kërkohet të përfshihen në një regjistër konfidencial, të quajtur GeneMatch, për njerëz të moshës 55 deri 75 vjeç, të cilët dalin vullnetarë për të marrë pjesë në studimet për Alzajmerin, por që nuk janë diagnostikuar me degjenerim mendor. Ivy Segal nuk hezitoi të merrte pjesë:
“Dua të bëj ç’është e mundur për të ndihmuar”, – thotë ajo. Deri tani, në studim janë regjistruar mbi 70 mijë njerëz, por shkencëtarët thonë se për të ndihmuar në kërkimet për Alzheimerin, nevojiten qindra mijëra vullnetarë të tjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar