LAJMI I FUNDIT:

Dogana: Në Kosovë nuk janë futur produkte me mbishkrime antikushtetuese

Dogana: Në Kosovë nuk janë futur produkte me mbishkrime antikushtetuese

Dogana e Kosovës thotë se nga data 21 nëntor në Kosovë nuk ka pasur importe të produkteve nga Serbia, duke mohuar se janë futur mallra me mbishkrime antikushtetuese.

Sqarimi i Doganës vjen pas një artikulli të Kosovapress të publikuar dje edhe nga portalet, ku Qeveria e Kosovës kërkon nga Prokuroria e Shtetit që të hetojë autoritetet, të cilat mundësuan futjen e mallrave serbe me mbishkrime “Kosova e Metohia”.

“Që nga pranimi i vendimit të qeverisë Dogana e Kosovës ka shtuar kontrollet në të gjitha pikë kalimet kufitare si dhe në terminalet doganore, lajmet e publikuara nuk janë të vërteta, pasi që nga data 21 nëntor 2018 nuk ka pasur importe të produkteve por vetëm import minimal të lëndës së parë e cila nuk është e paketuar për shitje me pakicë. Prandaj pretendimet se ka importe me mbishkrime antikushtetuese janë tërësisht të pavërteta pasi që është e pamundur të futen produkte kur nuk ka import. Fatkeqësisht artikulli i publikuar nuk sqaron se ku apo çfarë janë produkte e importuara por vetëm aludon se ka këso produkte, pa sqaruar se cili është ai produkt kur është importuar apo ndonjë informatë tjetër relevante, gjithashtu portali [Kosovapress] ka harruar edhe të pyes Doganën nëse ka pasur import apo jo”, thuhet në sqarimin e Doganës së Kosovës, përcjell Telegrafi.


Qeveria: Prokuroria të hetojë Doganën dhe autoritetet e tjera për produktet me mbishkrimin “Kosova e Metohia”
Lexo po ashtu Qeveria: Prokuroria të hetojë Doganën dhe autoritetet e tjera për produktet me mbishkrimin “Kosova e Metohia”

Dogana thotë se “nga data e vendimit të qeverisë ne kemi parë rënie të importi në kuotat minimale ka javë ku nuk ka asnjë import prandaj pretendimet që produktet janë futur në Kosovës nuk janë të vërteta dhe jo të logjikshme”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori