LAJMI I FUNDIT:

MPB: Sulmet kibernetike nuk kanë afektuar asnjë sistem elektronik të institucioneve shtetërore të Kosovës

MPB: Sulmet kibernetike nuk kanë afektuar asnjë sistem elektronik të institucioneve shtetërore të Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka njoftuar lidhur me sulmin kibernetikë ndaj Institucioneve Shtetërore të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Këshilli Shtetëror i Sigurisë Kibernetike nën udhëheqjen e Koordinatorit nacional për siguri kibernetike  Selami Shkodra, konform kornizës ligjore në fuqi, ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me sulmet e fundit kibernetike, ku morën pjesë të gjitha institucionet relevante të Republikës së Kosovës.

“Këshilli është njoftuar lidhur më sulmet e fundit kibernetike nga institucionet përgjegjëse dhe vlerëson se sulmet e fundit kibernetike, të tipit DDoS të cilat kanë ndodhur ndaj Institucioneve të Republikës së Kosovës, deri më tani nuk kanë afektuar asnjë sistem elektronik të Institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe asnjë adresë elektronike zyrtare”, thuhet në njoftim.


MPJ: Hakerët serbë e boshnjakë kanë sulmuar rrjetin qeveritar të Kosovës
Lexo po ashtu MPJ: Hakerët serbë e boshnjakë kanë sulmuar rrjetin qeveritar të Kosovës

Më tej thuhet se “në harmoni më strategjinë shtetërore për siguri kibernetike, Këshilli ka marre masat e duhura dhe ka njoftuar institucionet ne varësi dhe personat përgjegjës për hapat qe duhet te ndërmarrin”.

Agjencia e Informacionit thotë se nuk janë hakuar adresat elektronike të institucioneve të Kosovës
Lexo po ashtu Agjencia e Informacionit thotë se nuk janë hakuar adresat elektronike të institucioneve të Kosovës

“Këshilli informon mediat dhe opinionin publik qe nuk ka arsye për shqetësim, dhe si organ kompetent për siguri kibernetike në Republikën e Kosovës do të mbajë të informuar për çdo kërcënim eventual kibernetikë si dhe për masat parandaluese”, njofton MPB. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Kronika e Zezë
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

Lajme
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori