LAJMI I FUNDIT:

Babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa krenar me të bijën: E dija se kishe lindur për ta bërë këtë

Babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa krenar me të bijën: E dija se kishe lindur për ta bërë këtë
Foto: Dukagjin Lipa/Instagram

Dita e së premtes ka qenë shumë me fat për dy artistet e njohura shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Kjo pasi dy bukuroshet tona ia arritën të nominoheshin në dy nga kategoritë e ngjarjes më të madhe të ndarjes së çmimeve, “Grammy Awards”.


Dua Lipa pas nominimit në Grammy Awards: Ndjej se përfaqësoj Kosovën, është një moment i madh krenarie për mua
Lexo po ashtu Dua Lipa pas nominimit në Grammy Awards: Ndjej se përfaqësoj Kosovën, është një moment i madh krenarie për mua

Dua Lipa është artistja e cila ia ka dalë të nominohet në kategorinë “Artisti i ri më i mirë”, si dhe “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën “Electricity” në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo.

Dua Lipa (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)

Për këtë sukses tejet të madh të saj, i lumtur është edhe babai i këngëtares, këngëtari i njohur i muzikës rock në Kosovë, Dukagjin Lipa.

Ai ndodhet së bashku me Duan në New York për shfaqjet e saj të radhës, ndërsa ka hedhur së fundmi në Instagram një fotografi me të bijën, në mbishkrimin e së cilës tregon se sa i lumtur është me sukseset e saj.

Dua Lipa (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

“Dua Lipa duket e pabesueshme, por gjithmonë e dija se ti ke lindur për ta bërë këtë. Dy nominime Grammy, “Artistja e re më e mirë” dhe “Vallëzimi më i mirë në një këngë”, janë fjalët e babait të këngëtares në Instagram.

Ndërkohë, vet Dua është shprehur e emocionuar në një intervistë për Billboard, duke thënë se ndjehet sikur përfaqëson Kosovën dhe Mbretërinë e bashkuar në këtë ngjarje të madhe. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Monica Schipper/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori