LAJMI I FUNDIT:

Aksident në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë

Aksident në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 20:30, në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, saktësisht te Santea.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq nuk dihet nëse ka të lënduar.


Njësitë e trafikut rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Policia e Kosovës, në vazhdimësi bën apel për të gjithë ngasësit në komunikacion, që të kenë kujdes të shtuar në mënyrë që të eliminojnë aksidentet./Telegrafi.