LAJMI I FUNDIT:

Limaj të rinjve: Nëse keni problem me qeverinë ndryshojeni, por mos hiqni dorë nga shteti

Limaj të rinjve: Nëse keni problem me qeverinë ndryshojeni, por mos hiqni dorë nga shteti

Nisma Socialdemokrate ka vazhduar takimet me të rinjtë nëpër degët e saj anekënd vendit. Kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj ka thënë para të rinjve të Nismës në Therandë së qëllimi i këtyre takimeve është shpalosja e planit për të rinjtë.

Ai ka thënë se të rinjtë duhet të aktivizohen në jetën politike. Theranda, sipas tij, është një qytetet shembull për Kosovën për aktivizimin rinorë.

Limaj ka thënë se gjenerata e tyre janë lindur e rritur në një vend të pushtuar ku i janë cenuar të drejtat. Ëndrra e vetme e tyre, Limaj ka thënë se ka qenë Liria e Kosovës.


Kryetari i Nismës ka ftuar rininë të mobilizohen dhe ta ndërtojnë një ëndërr.

“A ka mundësi që ëndrra e rinisë së Kosovës të jetë shtetndertimi. Për ta bërë këtë shtet të fuqishëm dhe këtë vend s’mund ta bëjmë pa rininë. Nga rinia sot kërkohet punë dhe angazhim”, ka thënë Limaj të premten në Therandë.

Më tutje, ai ka ftuar të rinjtë që nëse kanë problem me qeverinë ta ndryshojnë, por mos të heqin dorë nga shteti.

Limaj ka ftuar djemtë e vajzat të drejtohen drejt Qendrave të Aftësimit Profesional dhe të marrin nga një zanat dhe shteti, thotë Limaj, do të iu siguroj punësimin.

Poashtu ai ka thënë ka thënë se të rinjtë nga ky qytet të bëjnë nga një biznesplan dhe të aplikojnë në fondin e Vetëpunësimit për të realizuar idetë e tyre inovative.

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka thënë se nuk ka kuptim liria, nëse të rinjtë ikin nga vendi. Ai ka thënë se ka ardhur koha që të rinjtë me marrë stafetën e shtetndërtimi.

Kryetari i rinisë së Nismës, Albert Maxhuni, ka thënë se rinia e Therandës gjithmonë ka qenë aktivë.

Maxhuni ka ftuar të rinjtë të cilët kanë ide innovative të aplikojnë në fondin e Vetëpunësimit për të realizuar idetë e tyre. Ai po ashtu ka ftuar të rinjtë të orientohen drejt Qendrave të Aftësimit Profesional për të marrë nga një zanat, i cili i siguron punësim./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori