Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksën ndaj produkteve të Serbisë, ka filluar inspektimi i furrave të bukës në Kosovë. Kjo për shkak të shqetësimit të shprehur nga qytetarët se është rritur çmimi i bukës pavarësisht peshës së saj.
Në Prizren, janë gjobitur 3 furra, ndërsa në Prishtinë dhe Fushë Kosovë deri tash, janë gjobitur 7 furra.
Gëzim Konjusha nga Prishtina nuk i beson furrave në Prishtinë. Për këtë ai ka blerë edhe një furrë adekuate në shtëpinë e tij , për t’i gatuar vetë bukët.
“Unë kam blera makinat për prodhimin e bukës vet, sepse nuk po u besojmë më furrave të Prishtinës”, deklaron për RTV Dukagjinin, qytetari Gëzim Konjusha.
Ndërsa, Drita Bucaj, nuk e mat peshën e bukës kur shkon në furrë, sepse ajo i beson vendit në të cilin i blen bukët.
“Zakonisht nuk e peshojë bukën, sepse i besoj furrës në të cilën e blejë atë. Përgatitin bukën dhe të gjitha ushqimet mirë”, shprehet qytetarja Drita Bucaj.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencionit të Metrologjisë së Kosovës, Ferki Fejza thotë se vendimi i kontrolleve të furrave është marrë me 22 nëntor pas taksës ndaj produkteve të Serbisë. Thotë se do të vazhdojë aq sa është e nevojshme.
“Qëllimi i këtij vendimi ka qenë që të bëhet verifikimi i jashtëzakonshëm i disa bizneseve, në këtë rast furrave të bukës, për të vërtetuar se furrtarët a e nxjerrin bukën në treg ashtu siç e deklarojnë. Nëse në deklaracion në një furrë shënon që buka i ka 1 kilogram apo 400 gram, atëherë ne kemi për detyrë të verifikojmë nëse me të vërtet buka ka atë peshë”, tha Ferki Fejza.
Në bazë të përgjigjes elektronike, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se ka arritur t’i kryejë rreth 100 kontrolle në furra të bukës, dhe disa nga ato janë gjobitur nëse nuk kanë pasur përputhje të peshës së bukës me çmimin e saj.
Në Prizren, janë gjobitur 3 furra, ndërsa në Prishtinë dhe Fushë Kosovë deri tash, janë gjobitur 7 furra.
Gjobat sipas kryeinspektorit, Lulzim Syla, kanë arritur deri në shumën 1000 euro. /Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lumbardh Salihu: Të rinjtë janë e ardhmja, duhet t’u ofrojmë kushte më të mira në Kosovë
Kuvendi i RMV-së miratoi disa zgjidhje ligjore, për të cilat paraprakisht kishte përfunduar debati
Pjesëtaret e stafit të presidentes takohen me Kasanofin, flasin për dialogun strategjik Kosovë – SHBA
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!