LAJMI I FUNDIT:

Nissan RT-G50 më në fund do të hyjë në prodhim (Foto)

Nissan RT-G50 më në fund do të hyjë në prodhim (Foto)

Edicioni do të jetë i limituar në vetëm 50 njësi, që kushtojnë nga afro një milion euro

Për të festuar 50 vjetorin e Nissan Skyline dhe shtëpisë italiane të dizajnë, janë bashkuar forcat për prodhimin e të vetmit koncept të RT-G50, transmeton Telegrafi.


Prej se ishte prezantuar në Goodwood Festival of Speed, prodhuesi japonez ka konfirmuar se do të hyjë në prodhim, për të sjellë vetëm 50 njësi.

Dukja virtuale ka mbetur e pandryshuar, me kaltër dhe përfundime ngjyrë metalike, por Nissan ka bërë të ditur se gjithçka mund të ndryshohet si në eksterier, ashtu edhe në enterier.

Jo çuditërisht, Nissan RT-G50 do të ketë çmim fillestar prej 990 mijë eurove, ndërsa kërkesat për të pritet të jenë të ëmdha.

Kjo pasi Nissan kishte qëndruar për një kohë i mbyllur dhe nuk ka dhënë përgjigje, ndërsa njoftimi se më në fund RT-G50 do të hyjë përfundimisht ën prodhim, i ka gëzuar shumë entuziastët. /Telegrafi/