LAJMI I FUNDIT:

Shumica e lëndëve janë transferuar nga EULEX-i në institucionet e Kosovës

Shumica e lëndëve janë transferuar nga EULEX-i në institucionet e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Vincenzo Coppola, drejtorin e Shërbimit të jashtëm evropian për planifikim civil dhe aftësi të sigurisë-EEAS.

Kryeministri Haradinaj, e ka uruar Coppola, për marrjen e detyrës në këtë pozitë dhe ardhjen e tij për të shërbyer në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se e mirëpret bashkëpunimin që institucionet tona e kanë me ato të misionit të EULEX-it dhe se mandati i ri do të ndihmojë që të forcojë kapacitetet e tyre.


“Unë e mbështesë angazhimin e ri të EULEX-it në rolin e tij që t’i forcojë institucionet tona. Pothuajse të gjitha lëndët janë transferuar nga EULEX në institucionet e Republikës së Kosovës, ndërsa sa i përket sundimit të Ligjit, ne e kemi rritur buxhetin për Drejtësinë, pagat për gjyqtarët, prokurorët dhe policinë dhe më e rëndësishmja kemi çuar përpara ligjet e nevojshme për të përmirësuar sistemin gjyqësor në vend”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj shtoi se Pakoja e Ligjeve të Anti -korrupsionit është miratuar në Parlament dhe se në rrugë janë edhe ligje të tjera të rëndësishme në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për Dhomat e Specializuara si dhe për çështje të tjera të rëndësishme për vendin.

Ndërkaq, drejtori Coppola vlerësoi lartë angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të çuar përpara agjendën legjislative të vendit, duke treguar gjithashtu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e dyanshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Kalo në kategori