Sulejman Krasniqi, shkrimtari shqiptar i njohur ndryshe si Balzaku i letrave shqipe, është përkujtuar në ditën e tij të lindjes në një takim letrar të zhvilluar në Prizren.
Mes shkrimtarëve, njerëzve të penës, familjarëve të tij, lexuesve të disa brezave që kanë lexuar dhe adhuruar krijimtarinë e tij duke u njohur me to edhe në fshehtësi, risollën për publikun kosovar jetën, veprat dhe shpirtin e tij “rebel” ndaj kohës.
Nexhat Çoçaj mbajti ligjëratën e tij duke e cilësuar atë mjeshtër edhe të historisë, ku hollësirat historike të romaneve të tij ndikuan në krijimtarinë kombëtare. Ndaj, propozon që studiuesit të bëjnë një monografi për jetën dhe veprën e Sulejman Krasniqit.
“Gjatë leximit të vëmendshëm të romaneve historike të Sulejman Krasniqit, të lënë përshtypje pos ngjarjeve historike, edhe saktësia e shkrimit të vendeve ku autori e ndërton rrëfimin artistik. Në këtë mënyrë Sulejman Krasniqi ngjarjet që i rrëfen i përshkruan me një saktësi topografike, sa të lë përshtypjen se vetë autori ka qenë i pranishëm”, thotë ai.
Romanet më të njohura të Krasniqit janë: “Tri motra, tri histori”, “Në shpellën e banditëve”, “Beteja të nëndheshme”, “Besëlidhja Shqiptare”, “Belbacakja”, “Rrëfimet e majorit”, “Makthi i hijeve”, “Kreshnikët”, “Evropë”, “Rapsodi e Kosovares”, “Rebeli i bajraqeve”, “Jetëshkrim” etj. Ai shkroi edhe ese, drama e melodrama, siç janë: “Rrustë Kabashi”, “Heronjtë e borës”, “Kreshnikët”, “Evropë deri ku do të keqpërdorësh durimin e Kosovës shqiptare” etj. Këto vepra autori i ka shkruar duke u bazuar në të dhëna historike.
Nga Instituti i Biografive të Kembrixhit, Sulejman Krasniqi është klasifikuar si personalitet botëror mes 2000 shkrimtarëve të botës së shekullit XX.
Berat Batiu, Kryetari i Shoqatës së Krijuesve, thotë se veprat e Sulejman Krasniqit (i lindur në Kosovë, ishin të ndaluara për kohën, ndaj lexoheshin fshehtas, natën.
Batiu kujtoi se “në vitin 1999, me kthimin e tij në Prizren dhe në vendlindje, ishte vërtetë një festë e veçantë, pasi Sulejmani kthehej pas 40 e ca vitesh në shtëpinë e tij”.
Veprat monumentale të Sulejman Krasniqit për figura historike të popullit shqiptar, si Mic Sokoli, Bajram Curri, Shote Galica, Oso Kuka etj., siguroheshin në fshehtësi dhe qarkullonin dorë më dorë duke u lexuar brenda 24 orëve.
Hidajete Osmani Bytyçi, tregon mënyrën se si i fshihnin librat e tij, për të mos u kapur nga udhëheqësit e kohës.
“Librin ‘Mic Sokoli’ ma solli dhuratë nga Tirana, sepse unë nuk kisha të drejtë të shkoja për vizitë në Shqipëri, sepse isha e bija e një të burgosuri politik. Këtë libër e kemi lexuar dorë pas dore duke ua dhënë edhe shoqeve që jetonin në konvikt, me sugjerimin që natën ta lexonin, ndërsa ditën ta fshihnin tek parmaku, nën llastrën e dritares, në mënyrë që të mos lagej dhe të ruhej për të mos u zbuluar. Më pas në vitin 1981 unë jam burgosur, libri ka mbetur në konvikt…”! /ata/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRëndësia e origjinës, sipas rastit të Marko Boçarit: Sonte nisem për të luftuar kundër shqiptarëve!
Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!
Çka nënkupton shatërvani?
Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
TË BIRTË E SHEKULLIT TË RI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak