LAJMI I FUNDIT:

Hetimet ndaj Rrustem Mustafës nga Specialja, OVLUÇK-ja: Padrejtësi ndaj luftës çlirimtare

Hetimet ndaj Rrustem Mustafës nga Specialja, OVLUÇK-ja: Padrejtësi ndaj luftës çlirimtare

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar lidhur me raportimet për hetimet nga Gjykata Speciale ndaj Rrustem Mustafës-Remit.

OVLUÇK thekson se nuk janë kundër drejtësisë, por janë kundër Gjykatës Speciale.

Rrustem Mustafa - Remi, i ftuari i parë i Gjykatës Speciale
Lexo po ashtu Rrustem Mustafa - Remi, i ftuari i parë i Gjykatës Speciale

Lexoni të plotë njoftimin e OVLUÇK-së:


“Për shumë vite pas luftës ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht organizoi komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe në rastin e zhvillimit të hetimeve nga Gjykata Speciale, ndaj Komandant Remit – Rrustem Mustafa dhe të tjerëve, konsiderojmë se është duke u bërë padrejtësi, për shkak se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë çlirimtare mbrojtëse në pajtim me konventat ndërkombëtare.

Ne si OVL UÇK, e kemi thënë se nuk jemi kundër drejtësisë dhe për këtë kemi kërkuar gjykatë vendore që i ndjek krimet, por kemi qenë dhe jemi kundër gjykatës speciale, për shkak se është një etnike dhe e cila nuk ka për qëllim ndjekjen e atyre që kanë kryer krime, por vetëm komprometimin e luftës sonë çlirimtare”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori