LAJMI I FUNDIT:

Incident ajror i marinës amerikane mbi Paqësor – një ushtarak i vdekur, pesë të zhdukur

Incident ajror i marinës amerikane mbi Paqësor – një ushtarak i vdekur, pesë të zhdukur

Ushtria amerikane njoftoi të enjten se një marins është vrarë dhe pesë të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e përplasjes në ajër të dy avionëve të Korpusit të Marinës amerikane dhe rrëzimit të tyre në oqeanin Paqësor.

Aksidenti ndodhi të enjten rreth 320 kilometra larg bregut jugperëndimor të Japonisë.


Marinsi i vdekur ishte një nga dy pjesëtarët e ekuipazhit të avionit F/A 18, të cilët u gjetën disa orë pas përplasjes.

Përpjekjet për gjetjen e pesë marinsave të humbur vazhdojnë ndërsa kanë nisur hetimet rreth shkaqeve që sollën përplasjen, njofton VoA.

Marina amerikane njoftoi se avioni luftarak i tipit F/A-18 me dy pilotë në bord dhe një avion i mbushur me karburant, KC-130, me një ekuipazh prej pesë vetësh, u nisën nga baza e tyre në Iwakuni për një mision të zakonshëm, stërvitje për furnizim me karburant në ajër.

Sipas një deklarate të ministrisë japoneze të Mbrojtjes, përplasja ndodhi pranë kepit Muroto në ishullin Shikoku.

Përplasja e së enjtes është më e fundit e një vargu aksidentesh që kanë përfshirë avionë ushtarakë amerikanë të dislokuar në Japoni.

Në trend Botë

Më shumë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori