LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër B.K., për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.K., gjatë kryerjes se pozitës zyrtares në cilësinë e pylltarit të terrenit në Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti i Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna”, më 17 shtator të vitit 2018, rreth orës 12:35 në fshatin Hulaj të Deçanit, nuk ka vepruar sipas kompetencave dhe obligimeve të tij, ashtu që me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për tjetrin dhe atë Xh.K. (ndaj të cilit është ngritur aktakuza për vepër penale “Vjedhje e Pyllit”), i cili ishte duke transportuar drurët në sasi prej 12.06 m3 të prera në mënyrë ilegale, i pandehuri B.K. edhe pse ishte i obliguar, nuk e ndalon fare për kontroll Xh.K. dhe i njëjti këta drurë i shet tek një person tjetër.


Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori