LAJMI I FUNDIT:

Pacolli në Gambi, takon Presidentin dhe homologun e tij nga ky shtet – nënshkruhet marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi

Pacolli në Gambi, takon Presidentin dhe homologun e tij nga ky shtet – nënshkruhet marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi

Në kuadër të mini-turit në kontinentin Afrikan dhe me qëllimin e avancimit të marrëdhënieve me vendet afrikane, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është duke qëndruar në Gambi.

Me këtë rast, sipas një njoftimi, ministri Pacolli ka takuar përfaqësuesit më të lartë shtetëror, respektivisht Presidentin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të këtij vendi.

“Në nismë të kësaj vizite, Ministri Pacolli takoi Presidentin e këtij shteti, Adama Barrow, i cili i konfirmoi përkrahjen e tij për Republikën e Kosovës, në rrugën e përpjekjeve të saj për thellim të marrëdhënieve me këtë vend, si dhe me vendet tjera të kontinentit Afrikan. Presidenti Barrow po ashtu premtoi përkrahje të palëkundur të vendit të tij në të gjitha proceset e afirmimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.


Po sipas njoftimit, në takim me homologun e tij, ministrin e Punëve të Jashtme të Gambisë, Mamadou Tangara, i cili i kishte komunikuar njohjen Republikës së Kosovës nga Gambia vite më parë, Pacolli dhe Tangara u pajtuan që të identifikojnë fushat e bashkëpunimit konkret mes dy vendeve.

“Si rezultat i komunikimit intensiv që i ka paraprirë kësaj vizite, Pacolli dhe Tangara nënshkruan marrëveshjen, që do të thellojë marrëdhëniet politike dhe diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Gambisë. E njëjta marrëveshje do të intensifikojë dhe thellojë lidhjet mes dy popujve tanë. Gjatë kësaj vizite, Gambia ri-konfirmoi përkushtimin që ta mbështesë Kosovën në të gjitha qëllimet e saj diplomatike, dhe në këtë kontekst ministri Tangara premtoi që së shpejti do ta vizitojë Kosovën”, thuhet tutje në njoftim.

Në fund të njoftimit theksohet se ky minitur diplomatik ka për qëllim edhe të informojë vendet Afrikane përkitazi me zhvillimet në rajonin Ballkanik, dhe veçanërisht t’i shërbejë komunikimit konstruktiv përkundër lajmeve të rreme, të cilat disa akterë të papërgjegjshëm i projektojnë me qëllim dëmtimin e marrëdhënieve mes vendeve të pavarura dhe sovrane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori