LAJMI I FUNDIT:

Përfundon seanca e jashtëzakonshme, të enjten votimi për Reozolutën e propozuar nga opozita

Përfundon seanca e jashtëzakonshme, të enjten votimi për Reozolutën e propozuar nga opozita

Ka përfunduar punimet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga dy partitë  opozitare, LDK dhe VV, lidhur me dështimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Seanca e filluar në orën 20:00 është mbyllur pas disa orë diskutimesh, kurse Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca, bëri të ditur se në konsultim me deputetët e LDK-së, kërkojnë që votimi për Rezolutën e propozuar nga këto dy subjekte politike të shtyhet për të enjten.

“Propozojmë me LDK-në që seanca e ditës së votimit të jetë të enjten, sepse nuk ka kuorum për të vazhduar drejt votimit”, tha Konjufca.


Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti kërkoi që të enjten në ora 09:30 të takohen shefat e grupeve parlamentare, që të harmanizohet rezoluta.

Kyresuesi i seancës, Xhavit Haliti tha se teksti i rezolutës do të jetë i papranueshëm për pozitën.

Po ashtu Haliti në përfundim të debatit, theksoi se “për të gjithë ata që ishin të gatshëm me sha Evropën, po ju tregoj se vetëm këtë vit Evropa ka investuar 200 milionë euro në Kosovë”.

Në mungesë të kuorumit votimi për Rezolutën e propozuar u shty për të enjten.

LDK dhe VV kanë propozuar për miratim në Kuvend këtë Rezolutë:

1. Forcat politike parlamentare të ulen në tryezën e bisedimeve për të dakorduar agjendën për krijimin e institucioneve të reja përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

2. Pas këtij dakordimi, Qeveria e Kosovës të dorëhiqet dhe Kuvendi të shpërbëhet për t’i hapë rrugë formimit të institucioneve të reja.

3. Forcat politike të dakordohen që gjatë kësaj periudhe të mos dëmtohen proceset e rëndësisë nacionale, duke u siguruar që të adresohen çështjet më urgjente para se të shpërbëhet Kuvendit, para së gjithash votimi i pakos së ligjeve për ushtrinë.

Në seancën e sotme, deputetët e opozitës kan akuzuar koalicionin qeveritar për dështime në procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori