LAJMI I FUNDIT:

Rama: “Shqipëria e madhe”, term që plasohet nga Beogradi

Rama: “Shqipëria e madhe”, term që plasohet nga Beogradi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Zagreb të Kroacisë, ku po mbahet Samiti i Kryeministrave të iniciativës së Evropës Qendrore.

Pas një takimi me homologun kroat, Andrej Plenkoviq, Rama u pyet nga gazetarët për “Shqipërinë e madhe”.

Kreu i qeverisë së Tiranës u përgjigj shkurt duke akuzuar Serbinë për nxitje të kësaj ideje.


“Beogradi u akuzon ju si shtet, se jeni duke përgatitur paktin për Shqipërinë e madhe?” – e pyeti gazetari, ndërsa Rama u përgjigj:

“Për sa i përket ‘Shqipërisë së madhe’ është një term që në Beograd del në dritë sa herë shqiptarët kërkojnë të drejta evidente”, tha Rama që komentoi edhe përplasjen Serbi – Kosovë për taksat.

“Beogradi dhe Serbia e kanë shkelur disa herë marrëveshje ne CEFTA-s. Kosova është ankuar për të. Dhe nuk ka pasur asnjë reagim për të adresuar shkeljet. Vendosja e taksës 100% është anormale, por situata është anormale. Kështu që në kushte normale do të ishte një vendim i dënueshëm, por në këto kushte anormale duhet marrë si një klithmë e një reagimi politikë dhe jo një luftë tregtare”.

“Kosova po jeton në një paradoks që nuk përballohet më nga pikëpamja psikologjike, dhe trajtoheshin si qytetar të dorës së dytë, por lëviznin të lirë më pasaportën jugosllave, por sot ato trajtohen si populli i dorës së dytë në Evropë”, tha Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori