LAJMI I FUNDIT:

Sholtes: Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave, topi është në anën e BE-së

Sholtes: Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave, topi është në anën e BE-së

Igor Sholtes, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka reaguar ndaj vonesave të njëpasnjëshme të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Sholtes ka thënë se Kosova ka plotësuar tanimë të gjitha kriteret që të ketë një liberalizim të vizave.

“Tanimë topi është në anën e BE-së për të bërë atë që e ka premtuar”, ka shkruar Sholtes.


Dhe Sholtes nuk është ndalur me kaq.

Përmes një postimi tjetër ai ka thënë se Kosova duhet të jetë në gjendje të mbështetet në mbështetjen nga BE.

“BE-ja jo vetëm që mund të kërkojë prej tyre, por edhe t’i japë Kosovës diçka në kthim”, ka shkruar tutje Sholtes, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, gjatë një vizite në Kosovë ka thënë se e kupton padurimin e qytetarëve por edhe të politikanëve.

Hahn thotë se për vizat ndoshta duhet pritur 2020-ën, flet edhe rreth taksës për produktet serbe
Lexo po ashtu Hahn thotë se për vizat ndoshta duhet pritur 2020-ën, flet edhe rreth taksës për produktet serbe

“Por më besoni se edhe unë jam nganjëherë i padurueshëm sa i përket proceseve vednimmarrëse në Union. Ne kemi bërë më të mirën e mundshme rreth kësaj çështje, dhe tani kërkoj nga ju që të keni durim edhe disa muaj që të marrim edhe pëlqimin e të gjitha shteteve anëtare – këto janë rregullat e lojës në Bashkimin Evropian”, ka thënë tutje Hahn.

Ndërsa në pyetjen nëse një gjë e tillë do të ndodhë para vitit 2020, Hahn ka thënë: “Viti 2020 është datë realiste, ndoshta edhe më herët”.

Ndërkaq sot një letër i është dërguar Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe shefit të Përfaqësisë së Përhershme të Austrisë, Nikolas Marschik, të cilën e kanë nënshkruar 22 deputetë të Parlamentit Evropian lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në letrën e nënshkruar nga 22 deputetë të Parlamentit Evropian, theksohet nevoja urgjente për liberalizimin e vizave për Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori