LAJMI I FUNDIT:

Uldedaj synon titullin kampion bote në WBO Junior, bokson në Tiranë me argjentinasin Arganaraz

Uldedaj synon titullin kampion bote në WBO Junior, bokson në Tiranë me argjentinasin Arganaraz

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj që e ka nisur shumë mirë karrierën me nëntë fitore dhe asnjë humbje (dy prej tyre me nokaut) është para meçit më të rëndësishëm të deritashëm në karrierën e tij.

21-vjeçarit do të boksojë për titullin e kampionatit botëror në WBO më 15 dhjetor në vendlindjen e tij në Tiranë të Shqipërisë.

Ndeshja do të zhvillohet në “Olympic Park Arena” nga ora 21:00.

Uldedaj do të përballet me 22-vjeçarin nga Argjentina, Nicolas Leandro Arganaraz (7-0, 2 KO).

Uldejaj në shkurt kishte mposhtur me pikë Jakub Synek.

Ndërsa së fundmi ai është ndeshur në shtator në Magdeburg, me Morgan Dessaux nga Franca, ku po ashtu fitoi unanimisht me pikë.

Për Uldedajn fjalë të mëdha ka folur edhe ish-kampioni evropian, boksieri i famshëm shqiptar, Luan Krasniqi, duke e vlerësuar shumë lartë djaloshin.

Sipas Krasniqit, ai ka një stil të veçantë dhe ka të ardhme të madhe në bos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Kylian Mbappe bëhet futbollisti më i ri i Real Madridit

Zyrtare: Kylian Mbappe bëhet futbollisti më i ri i Real Madridit

La Liga
Nuk mjafton vetëm Mbappe, Real Madridi bëhet gati edhe për tri transferime të tjera

Nuk mjafton vetëm Mbappe, Real Madridi bëhet gati edhe për tri transferime të tjera

La Liga
“Një ëndërr e bërë realitet”, fjalët e para të Mbappes si futbollist i Real Madridit

“Një ëndërr e bërë realitet”, fjalët e para të Mbappes si futbollist i Real Madridit

La Liga
Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Përfaqësueset
Ylli i Barcelonës po e konsideron largimin - pritet transferimi tek Arsenali

Ylli i Barcelonës po e konsideron largimin - pritet transferimi tek Arsenali

La Liga
Eksod tek Arsenali, 22 lojtarë largohen nga klubi gjatë kësaj vere – përfshirë disa yje të ekipit të parë

Eksod tek Arsenali, 22 lojtarë largohen nga klubi gjatë kësaj vere – përfshirë disa yje të ekipit të parë

Premier League
Kalo në kategori