LAJMI I FUNDIT:

Nga frika se burri do të kërkojë deportimin e saj në Marok, gruaja godet veten për ta bindur gjykatën se ai e ka rrahur – e tradhtojnë kamerat në ashensor (Video)

Nga frika se burri do të kërkojë deportimin e saj në Marok, gruaja godet veten për ta bindur gjykatën se ai e ka rrahur – e tradhtojnë kamerat në ashensor (Video)

Një burrë ka kërkuar që gruaja e tij të deportohet në vendlindje, pasi kishte menduar një plan se si t’ia nxijë atij jetën, me qëllim që të duket para organeve të drejtësisë që ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Australiani Faisal Khan dhe gruaja e tij Asmae me të cilën ishte takuar në një ueb-faqe janë të martuar për tetë vite, por problemet filluan në prill kur ajo mendoi një plan për t’ia nxirë jetën, transmeton Telegrafi.

I brengosur se gruaja e tij nga Maroku po e përdorte që të sigurojë vizë australiane, Faisal kishte angazhuar një avokat. Por, kur Asmae e kuptoi se çfarë po ndërmerr ai, filloi të frikësohet se mund ta deportoj në vendlindje, dhe kështu filloi një plan me të cilin planifikonte ta kërcënonte me forma të ndryshme.


Ai pretendon se ajo i kishte thënë: “tani do ta shohësh se çfarë do të bëjë ty”.

Faisal ishte kthyer një natë në apartamentin që e ndante me gruan, të cilin e gjeti shumë të nervozuar dhe e cila menjëherë doli jashtë dhe u fut në ashensor.

Disa orë më vonë, policia kishte trokitur në derën e tij dhe e arrestuan nën akuzën për dhunë në familje.

Ai i shpenzoi mbi 20 mijë euro në avokatë dhe pamje të ndryshme të kamerave të sigurisë, për ta dëshmuar pafajësinë dhe treguar se çfarë në të vërtetë i kishte ndodhur gruas së tij në ashensor.

Pamjet brenda ashensorit tregojnë se si Asmae futet me vrap brenda, dhe pret derisa të mbyllen dyert dhe menjëherë fillon ta godasë veten në fytyrë.

Ajo e godet veten dy herë me grushtin e majtë, duke bërë kështu që fytyra t’i mavijoset. Por, prej se e kuptoi se pamjet kanë rënë në dorën e policisë ajo është fshehur dikur.

“Unë jam viktima. Më ka përdorur dhjetëra herë si emocionalisht, mentalisht e financiarisht. Ajo është fajtore për gjithçka, le të përballet me pasojat”, ka shtuar Faisal. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Pavarësisht se e shpallën të vdekur dhe deshën ta djegin trupin e tij – i riu nga India që u zgjua megjithatë humbi jetën

Pavarësisht se e shpallën të vdekur dhe deshën ta djegin trupin e tij – i riu nga India që u zgjua megjithatë humbi jetën

Azia
Kalo në kategori