LAJMI I FUNDIT:

Kopshtet në Maqedoni nuk kanë kushte për fëmijët me nevoja të veçanta

Kopshtet në Maqedoni nuk kanë kushte për fëmijët me nevoja të veçanta

“Arsimi parashkollor nuk ofron kushtet e nevojshme dhe mundësi për pranim dhe zhvillim optimal të fëmijëve. Në mungesë të mekanizmave për identifikim sistematik, evidencë dhe ndjekje të fëmijëve me nevoja të veçanta, në masë të madhe ulen mundësitë për stimulim të hershëm, që e rëndon prezencën e fëmijëve me nevoja të veçanta në kopshte”.

Kjo thuhet në raportin e Avokatit të Popullit, që është përgatitur në lidhje me përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta në arsimin parashkollor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në raport janë përpunuar të dhënat e 58 kopshteve për fëmijë, ndërsa në 39 prej tyre ka edhe fëmijë me nevoja të veçanta. Numri i përgjithshëm i fëmijëve është 415 në këto kopshte.


Numri më i madh i këtyre fëmijëve gjegjësisht 104 janë me autizëm, ndërsa pas tyre (101) janë fëmijët me sëmundje mendore, ndërsa më pak (7) janë me shikim të dëmtuar.

Hetimet që janë realizuar nga Avokati i Popullit kanë vërejtur se kopshtet të cilat janë me dy e më tepër kate, nuk kanë lift. Kurse dyert e hyrjes nuk janë gjithmonë sipas standardeve.

Vaska Bajramovska-Mustafa nga Zyra e Avokatit të Popullit në konferencë për shtyp tha se mungesa e peronave profesionit dhe kompetent, si dhe mungesa e defektologëve në kopshtet e fëmijë e rëndojnë edhe më shumë situatën, pasi defektologët janë bartësit kyç për përfshirjen e tyre.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Bajramovska-Mustafa tha se në Maqedoni nuk ka numër të saktë të personave me nevoja të veçanta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori