LAJMI I FUNDIT:

Edhe Komisioni për Punë të Brendshme miraton projektligjet e FSK-së

Edhe Komisioni për Punë të Brendshme miraton projektligjet e FSK-së

Edhe Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka miratuar projektligjet për FSK-në, gjegjësisht raportin me propozim-amendamente për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

Në këtë komision u dhanë edhe disa propozime. Fatmir Xhelili tha se prej grupit punues kanë dalë 40 amendamente.

“Neni 59 të jetë siç ka qenë. Kandidati për drejtor të Agjencisë për të dhëna personale që të mos ketë pasur aktakuzë gjatë 5 viteve të fundit”, propozoi Xhelili.


Miratohen tri projektligjet për FSK-në, edhe pse iu mungon termi "Republikë"
Lexo po ashtu Miratohen tri projektligjet për FSK-në, edhe pse iu mungon termi "Republikë"

Propozimi është miratuar nga anëtarët e Komisionit. Ndërsa deputeti Daut Haradinaj parashtroi nevojën që komisioni të shqyrtojë gjendjen alarmante të plaçkitjeve dhe konsumimin e substancave narkotike nëpër shkolla.

“Kur flasim për plaçkitje, kemi vrasje në Prishtinë gjatë tentimit për me plaçkitë”. Ai kërkoi raport me shkrim nga drejtori i Policisë, dhe njësive të tjera.

Mbledhja e paraparë që të mbahet nesër ku është paraparë që të raportojë ministri i Punëve të Brendshme është shtyrë për javën e ardhshme pasi që ministri Ekrem Mustafa gjendet jashtë vendit./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori