LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, për një javë janë regjistruar 74 të sëmurë nga gripi

Maqedoni, për një javë janë regjistruar 74 të sëmurë nga gripi

Prej 19 deri 25 nëntor në Maqedoni janë regjistruar 74 persona të sëmurë nga gripi, që paraqet ulje prej 14.9 për qind në krahasim me një javë më parë (12 – 18 nëntor), kur u regjistruan 87 të sëmurë.

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, numri më i madh i të sëmurve (47) janë të moshës prej 15 deri 64 vjeçare, ndërsa të sëmurit tjerë janë fëmijë deri katër vjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Numri më i madh i të prekurve nga gripi (12) janë paraqitur nga Qendra për Shëndet Publik në Strumicë.


Në sezonin 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve arrin 344. Ndërsa në krahasim me sezonin e vitit të kaluar numri është ulur prej 34.5 për qind, kur u regjistruan 525 raste./Telegrafi/