LAJMI I FUNDIT:

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrethana ende të panjohura. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:37 në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë.

Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar.


Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML. /Telegrafi/