LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Integrime Evropiane miraton tri projektligjet për FSK-në

Komisioni për Integrime Evropiane miraton tri projektligjet për FSK-në

Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar tri projektligjet për FSK-në me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Blerta Deliu tha se projektligjet në fjalë janë në përputhshmëri me legjislacionin evropian.

Ajo tha se ndjehet mirë që sot si komision përmbyllën një obligim kushtetues.


Krahas përkrahjes që dhanë për projektligjin në fjalë, deputetët e LDK-së në këtë komision, dhanë vërejtjet e tyre.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka shprehur mbështetjen e tij për tri projektligjet, teksa ka dhënë vërejtjet e tij.

“Vërejtja ime dhe sugjerimi im është, duke marrë parasysh atë nëpër të cilën kalon Republika e Kosovës, mbetet e papranueshme që termi Republikë mbetet jashtë tri projektligjeve. Unë do t’i jap mbështetje, por ne me qëllim a pa qëllim, po rrëshqasim “, tha ai.

Ndërsa, deputeti Ismet Beqiri, tha se ky është një moment shumë i rëndësishëm për Kosovën, ku nuk dallon pozita me opozitën.

“Ne s’kemi pse i ikim asnjëherë identitetit tonë të saktë që e sqaron identitetin tonë kushtetues. Ne nuk do të bëhemi pengesë, por në një të ardhme të afërt të bëhet përmirësimi i tij”, u shpreh ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori