Java që po lëmë pas filloi me një ndër ngjarjet më të rëndësishme në vend, me mbledhjen e dy qeverive, atë të Kosovës dhe Shqipërisë.
Mbledhja u karakterizua me nënshkrim të marrëveshjeve të cilat u thanë se kanë ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve të dy vendeve. Në këtë mbledhje u nënshkruan nëntë marrëveshje në fusha të ndryshme duke filluar nga njohja reciproke e patentë shoferëve, heqja e tarifave të shërbimeve roaming, etj.
Mirëpo Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, tha se mbledhja e dy qeverive është hap pozitiv për ekonominë e dy vendeve.
Ndërkaq potencoi se nuk është i kënaqur vetëm me këto marrëveshje të arritura pasiqë sipas tij, të dyja vendet kanë mundësi për më shumë.
“Mbledhja ka pasur si fokus kryesor ka pasur problemin e ekonomisë. Kemi një balancë pozitiv shkëmbimesh mes Shqipërisë dhe Kosovës, që është shumë e rëndësishme dhe ajo që na gëzon është që sivjet kemi shkëmbimin më të lartë gjatë këtyre viteve, këtyre marrëdhënieve. Mund të arrijmë deri në 230 milionë euro në fund të vitit që është një shifër e konsiderueshme, por që ne prapë se prapë nuk jemi të kënaqur, sepse kemi mundësi shumë më tepër”, tha Minxhozi për Ekonomia Online.
Kurse Valon Murati, ish-ministër i Diasporës, pati vërejtje për cilësinë e realizimit të marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve.
Pasi që sipas tij, shpejtësia dhe cilësia e zbatimit të marrëveshjeve nuk është në nivelin e duhur.
“Është një hap i mirë mbajtja e këtyre mbledhjeve, është shumë më mirë që mbahen se mos të ish mbajtë. Ne do të kishim shumë më shumë probleme pa këto mbledhje të dy qeverive. Sigurisht këto mbledhje janë duke e arrit një maksimum të mundësive të tyre, tash duhet të kalohet në një hap më cilësor, domethënë duhet ta kapërcejmë këtë nivel të marrëdhënieve sepse ashtu siç të gjithë jemi të vetëdijshëm. Kemi edhe vërejtje për nivelin e cilësisë të realizimit të shumë prej këtyre marrëveshjeve, ndonjëherë edhe për vetë cilësinë e marrëveshjeve, ndonëse ka marrëveshje që kanë filluar të zbatohen, ka që kanë lehtësuar jetën e qytetarëve, por shpejtësia, cilësia e zbatueshmërisë së tyre duhet të jetë shumë e madhe dhe thellësia e integrimit mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të jetë shumë më e madhe se sa që është kjo tash”, tha Murati.
Murati, që është edhe kryetar i Lëvizjes për Bashkim, thotë se është jashtëzakonisht e nevojshme të krijohen mekanizma të përbashkët, për shqyrtimin e zbatimin e marrëveshjeve.
“Mendoj që duhet të bëhet një hap cilësor, me këtë mbledhje të qeverive tash është bërë një hap, është emërua një koordinator i cili do të përcjellë zbatimin e marrëveshjeve, por edhe kjo është e pamjaftueshme. Është jashtëzakonisht e nevojshme që ne të krijojmë mekanizma të përbashkët, duke i marrë modelet më të mira të vendeve që janë integruar”, tha ai.
Deri më tani dy qeveritë ajo e Kosovës dhe Shqipërisë kanë mbajtur pesë mbledhje dhe janë arritur mbi 50 marrëveshje. Disa prej tyre kanë gjetur zbatim, disa kanë ngecur e disa janë përsëritur nga mbledhja në mbledhje. /EO /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova