Virusi i imunodeficiencës humane (HIV) shkakton infeksion i cili mund të çojë në sindromën e imunodeficiencës së fituar (AIDS)
HIV infekton dhe gradualisht shkatërron qelizat e sistemit imun, duke zvogëluar mbrojtjen e organizmit kundër infeksioneve dhe kancerit, transmeton Telegrafi.
Cilat janë simptomat?
Simptomat e para të infektimit me HIV mund të paraqiten gjashtë javësh pasi që virusi hyn në organizëm. Disa njerëz përjetojnë sëmundje të ngjashme me gripin, me dhimbje të fytit, ethe, nyje limfatike të ënjtura, dhimbje koke dhe puçrra. Pas disa javësh, këto simptoma zakonisht largohen.
Shumë njerëz me HIV nuk kanë asnjë simptomë për shumë vite pas infektimit fillestar. Të tjerë mund të kenë ënjtje të vazhdueshme të nyjave limfatike, infeksione të gojës, infeksione të vazhdueshme me herpes, lytha të gjera gjenitale, ose humbje peshe.
Kjo mund të zgjatë nga një vit deri në dhjetë vite, para se AIDS të zhvillohet. Kur kjo ndodh, personi mund të pësoi disa rënie në peshë gjatë periudhave të shkurta, një varg infeksionesh të vazhdueshme dhe kancere si sarkoma e Kaposit dhe limoma.
Si transmetohet?
Që kur kombinimi i terapive është treguar i suksesshëm, numri i njerëzve që vdesin nga AIDS është ulur, që do të thotë se numri i njerëzve që jetojnë me HIV është rritur (studim i zhvilluar në Britani të Madhe).
HIV nga një person në tjetrin transmetohet më së shumti nga:
– marrëdhënia seksuale e pambrojtur dhe
– përdorimi i përbashkët i gjilpërave për abuzim droge
Si të mbrohemi nga HIV?
• Përdorimi i rregullt i prezervativëve
• Mospërdorimi i gjilpërave të përdorura
Si trajtohet HIV?
Kombinimi i barnave anti HIV mund të ulë dukshëm efektet dëmtuese të HIV në sistemin imun.
Medikamentet përdoren atëherë kur ka nevojë për ta, për shembull, për të mjekuar infeksionin.
Ruajtja e një jete të shëndetshme duke mbajtur sistemin e imun sa më fortë që është e mundur, është diçka shumë me rëndësi.
Përkrahja emocionale për personat me HIV dhe ata rreth tyre është po ashtu e dobishme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025