LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Taksa nuk është kundër mbijetesës së komunitetit serb

Haradinaj: Taksa nuk është kundër mbijetesës së komunitetit serb

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përsëritur se taksa e vendosur prej 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina nuk është kundër asnjë komuniteti.

“I vetëdijshëm për fushatën kundër vendimit sovran të Kosovës për importin e mallrave nga Serbia dhe BeH dhe i vendosur në mbrojtje të te drejtave të qytetarëve pa dallim, dua të ritheksoj se tarifa prej 100% nuk është e drejtuar ndaj asnjë qytetari të vendit, ndaj asnjë komuniteti të caktuar e assesi ndaj mbijetesës së komunitetit serb”, ka shkruar Haradinaj.

Dogana sqaron procedurat në rastet e donacioneve dhe mallrave të udhëtarëve
Lexo po ashtu Dogana sqaron procedurat në rastet e donacioneve dhe mallrave të udhëtarëve

Ai tutje ka komentuar edhe sqarimin e Doganës së Kosovës për procedurat doganore në lidhje me rastet e donacioneve dhe mallrave e udhëtarëve.


Postimi i plotë i Haradinajt:

“I vetdijshëm për fushatën kundër vendimit sovran të Kosovës për importin e mallrave nga Serbia dhe BeH dhe i vendosur në mbrojtje të te drejtave të qytetarëve pa dallim, dua të ritheksoj se tarifa prej 100% nuk është e drejtuar ndaj asnjë qytetari të vendit, ndaj asnjë komuniteti të caktuar e assesi ndaj mbijetesës së komunitetit serb.

Mirënjohës Doganës së Kosoves për rikonfirmimin publik, se të gjitha donacionet me mallra që sillen në Kosovë sipas procedurave ligjore, si dhe të gjitha mallrat për personat fizik dhe udhëtarët sipas te drejtave ligjore nuk janë ndaluar nga Dogana dhe janë liruar nga tarifa konform procedurave të Kodit Doganor dhe ligjeve tjera ne fuqi.

Për më tepër, hyrja e mallrave komerciale vazhdon normalisht, nepër të gjitha vendkalimet kufitare, sipas ligjeve dhe vendimeve në fuqi. RH”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Lajme
Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Kronika e Zezë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Ambasadori gjerman largohet nga

Ambasadori gjerman largohet nga "X" dhe i bashkohet “Bluesky”, shkak përhapja e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformatave

Lajme
KQZ: Po vazhdon numërimi në 19 komuna

KQZ: Po vazhdon numërimi në 19 komuna

Lajme
Kalo në kategori