Ministri i Punëvë të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka quajtur lajm thellësisht pikëllues për secilin, vdekjen e ish-presidentit amerikan George H.W. Bush.
Pacolli tha se secili nga ne e kujton Presidentin Bush si njeriun që i ktheu shpresën dhe besimin shqiptarëve të Kosovës, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse jo e gjithë bota demokratike, ishte vendosmërisht në krahun tonë. Pas çmendurive dhe aventurave kriminale në Slloveni, Kroaci, BeH, më 1992 Bush i vendosi vijën e kuqe Serbisë, duke i tërhequr vërejejten se prekja e vijës së kuqe, Kosovës do të shënoj fundin e asaj ndërmarrje industriale kriminale të saj në hapësirat e ish Jugosllavisë”.
“Përmendja e vijës së kuqe ishte inkurajim që ne të vazhdojmë drejt lirisë dhe pavarësisë. Secili prej nesh në Kosovë, ndjehet thellësisht i pikëlluar që sot Shtetet e Bashkuara humbën Presidentin e traditës së sakrificës dhe shërbimit ndaj atdheut dhe botës së lirë”, ka shkruar Pacolli përmes rrjetit social Facebook.
Postimi i plotë i Pacollit:
“Lajm thellësisht pikëllues për secilin prej nesh vdekja e Presidentit Xhorxh Bush.
Secili nga ne e kujton Presidentin Bush si njeriun që i ktheu shpresën dhe besimin shqiptarëve të Kosovës, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse jo e gjithë bota demokratike, ishte vendosmërisht në krahun tonë.
Pas çmendurive dhe aventurave kriminale në Slloveni, Kroaci, BeH, më 1992 Bush i vendosi vijën e kuqe Serbisë, duke i tërhequr vërejejten se prekja e vijës së kuqe, Kosovës do të shënoj fundin e asaj ndërmarrje industriale kriminale të saj në hapësirat e ish Jugosllavisë.
Përmendja e vijës së kuqe ishte inkurajim që ne të vazhdojmë drejt lirisë dhe pavarësisë. Secili prej nesh në Kosovë, ndjehet thellësisht i pikëlluar që sot Shtetet e Bashkuara humbën Presidentin e traditës së sakrificës dhe shërbimit ndaj atdheut dhe botës së lirë.
Pak kush në historinë madhështore të SHBA-ve sikurse Presidenti Xhorxh Bush, ka pasur nderin dhe privilegjin të njihet si hero i luftës së dytë botërore ku shërbeu si pilot, edhe pse për heroizmat e tij në luftë pothuaj ai nuk foli kurrë, student sportist, kongresmen, lider i partisë, diplomat i ditëve të para, drejtues i inteligjencës, Zëvendës President, President.
Presidenti Bush bëri që rënia e një hegjemonie të kalbur sikurse Bashkimi Sovjetik, të mos i shkaktojë botës, atë çfarë kopjet e vogla sikurse Serbia përmes ish Jugosllavisë, mundën t’i shkaktojnë vuajtje e shkatërrime popujve në rajonin tonë.
Xhorxh Bush viteve të fundit forcoi shumë miqësinë me Presidentin Bill Klinton, njeriun i cili dëboi Serbinë dhe Millosheviqin përtej vijës të cilën e kishte caktuar ai me 1992.
Presidenti Bush ishte një humanist i madh, që ndonëse në moshën e shtyrë, me entuziazëm dhe energji i bashkohej nismave humanitare në SHBA dhe përtej.
Sot SHBA-të humben Presidentin model, qytetarin e madh, sot Kosova dhe bota e lirë, humbi njeriun i cili i ktheu shpresën në lirinë të cilën po e jetojmë sot.
Sot ne humbëm mikun e madh të shqiptarëve, ngushëllime popullit amerikan, ngushëllime familjes Bush.”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Berisha: Kushtetuesja bëri grusht shteti, kërcënohet me video intime
Takimi Vuçiq-Mickoski: Në fokus projekti për hekurudhën Budapest-Beograd-Shkup-Pireu
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje