LAJMI I FUNDIT:

Ushtria amerikane prezanton kostumin special, u jep ushtarëve forcë dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme gjatë betejave (Foto/Video)

Ushtria amerikane prezanton kostumin special, u jep ushtarëve forcë dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme gjatë betejave (Foto/Video)

Ushtria amerikanë ka lidhur një kontratë prej 6.9 milionë dollarëve, për të zhvilluar një kostum të “njeriut të hekurt” që u jep ushtarëve forcë dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme.

Kostumi i quajtur ONYX ka bateri dhe shfrytëzon një sërë sensorësh, inteligjencën artificiale dhe teknologji tjera që ndihmojnë në lëvizjet sa më të natyrshme të ushtarëve, transmeton Telegrafi.

Kostumi është prodhuar nga kompania Lockheed Martin, dhe fillimisht ishte dizajnuar për të ndihmuar personat me probleme gjatë lëvizjeve.


“Mbështet dhe rrit kapacitetin e këmbëve gjatë aktiviteteve fizike, në rast se ushtarët detyrohen të transportojnë gjësende të ndryshme me peshë të madhe”, kanë bërë të ditur në kompaninë Lockheed Martin.

“Kur forca njerëzore sfidohet, ONYX bën dallimin, duke zvogëluar kështu lodhjen e muskujve, dhe rrit qëndrueshmërinë e zvogëlon dëmtimet”, kanë thënë ndër tjera në kompaninë që ka prodhuar kostumin.

Për ushtrinë amerikane, përdorimi i kësaj teknologjie është i qartë: ushtarët tani do të futen në zona të luftës paksa më rëndë, por më pajisje që janë kyçe për jetën e ushtarit siç është kostumi i papërshkueshëm nga plumbat, syzet për shikim gjatë natës dhe radiolidhje me teknologji shumë të avancuar.

Të gjitha këto pajisje të vendosura në këtë kostum peshojnë nga 40 deri në 64 kilogramë, por është duke u punuar që ato të peshojnë vetëm 23 kilogramë.

“Kjo do të thotë se kur njerëzit shfaqen në një zonë lufte, ata janë të lodhur. Sfida më e madhe me të cilën ballafaqohemi, është se trupat e këmbësorisë vazhdojnë të bartin peshë shumë të madhe me vete”, ka deklaruar Paul Scharre nga Qendra për Siguri të Re amerikane, që ndihmoi në këtë projekt dhe një sërë studimesh tjera që kanë të bëjnë me këtë kostum.

Kontrata prej 6.9 milionë dollarësh që i është dhënë Qendrës për Hulumtim, Zhvillim dhe Inxhinieri nga ana e ushtrisë amerikane, prite të hulumtojë dhe zhvillojë deri në detajin më të vogël kostumin e quajtur ONYX. E gjitha pritet të përfundojë pas një studimi dyvjeçar.

Keith Maxwell nga Lockheed Martin, ka deklaruar se punonjësit e tij që kanë veshur këtë lloj kostumi kanë treguar se ishin më të qëndrueshëm. Ai gjithashtu ka pronar se çdo kostum pritet të kushtoj dhjetëra mijëra dollarë, ndërsa për ta demonstruar efektet ai ka veshur kostumin. Testet e kryera më herët kanë treguar se kostumi ka rritur produktivitetin e ushtarit për 27 herë më shumë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori